Thomas Strakosha dhe klubi i Lacios kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Klubi nga Roma njofton në faqen e “facebook” se ka arritur marrëveshjen me lojtarin deri në vitin 2022.
strakosha
Pas paraqitjeve impresionuese ku lojtari i “vu vulën” një javë më parë në “Allianx Stadium” kundër Juventusit duke pritur penalltinë e Dybalës në minutat e fundit, klubi lacial ka nxitur të firmosë me talentin që në të ardhmen mund të kushtojë shumë më shumë.

Shuma që lojtari do të përfitojë tek bardhekaltërit e Romës nuk bëhet e ditur, por gjithsesi ai do të vazhdojë edhe për 5 vite të jetë nën kontratë me ekipin që për herë të parë i është bashkuar në 2012.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb