Andrea Isufaj është zyrtarisht një lojtar i Chievos. Pas një viti të kaluar si i huazuar nga Arezzo te Primavera e klubit verdheblu duke zhvilluar një super paraqitje, tani sulmuesi do të kalojë përfundimisht te ky ekip. Sulmuesi shqiptar po ashtu është thërritur edhe nga ekipi i parë i Chievos në disa ndeshje të Serisë A, edhe pse nuk ka luajtur në asnjë prej tyre.

Isufaj shënoi plot 12 gola në 23 ndeshje për të rinjtë e Chievos, gjë e cila bindi drejtuesit e klubit të klubit nga qyteza e vogël e Veronës që të blejnë përfundimisht kartonin e tij duke i besuar shumë një djaloshi që ende nuk i ka mbushur 18 vjeç.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb