Jo vetëm gazetarë e moderatorë të njohur, “furtuna” e nisur në televizionin kombëtar Top Channel ka marrë përpara edhe Drejtorin e Informacionit.

Që prej mesditës së sotme Sokol Balla nuk do të jetë më drejtori i Informacionit në këtë televizion, ndërsa pak minuta më parë ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga vetë Top Channel. Televizioni sqaron se në vend të Sokol Ballës është komanduar për një periudhë të pacaktuar kohore, Endri Xhafo, gazetar pranë kësaj medie.

“Sokol Balla largohet nga detyra e Drejtorit të Informacionit të Top Channel. Gazetari Endri Xhafo do të jetë i komanduar në këtë detyrë për një periudhë të pacaktuar kohore ende. Ndërkohë, Sokol Balla do të vazhdojë të drejtojë programin e tij Top Story si zakonisht nga e hëna në të enjte në orën 21:00″,- sqaron Top Channel.
top balla
Por ndërsa shkarkimi u zyrtarizua, i paqartë është motivi i shkarkimit të Ballës.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: