TIRANE- Në mbledhjen e sotme të Partisë Demokratike në çadrën e protestës, kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha prezantoi të ftuarin special, përfaqësuesin e partisë së Angela Merkel në Gjermani,Paul Ziemiak.

Nën rolin e kryetarit të forumit rinor të partisë demokristiane CDU, Ziemiak thuri lavde për protestën e opozitës, duke thënë që ishte aq e zhurmshme sa dëgjohej deri në Gjermani.

“Protesta juaj është aq e zhurmshme sa e dëgjojmë deri në Gjermani. Aq e zhurmshme sa vendosa të vij e t’ju mbështes. Erdha si qytetar i botës së lirë dhe si vëlla i njerëzve që kërkojnë demokracinë. Është hera e dytë për mua në këtë vend të mrekullueshëm dhe jam i lumtur që shoh kaq të rinj dhe mesazhi është: Në Gjermani, në Europë dhe në gjithë botën dëgjohet zëri juaj dhe duam t’ju mbështesim sepse të gjithë atyre që janë të korruptuar u themi që do t’ju mundim. Gjëja e parë që më tha sot Basha kur e takova, po fliste për familjen e fëmijët e tij, dhe më tha nuk e bëj këtë për vete, por për fëmijët e mi dhe gjeneratën e re të vendit” tha Ziemiak.

Nga ana tjetër, zyrtar i CDU-së i bëri thirrje pjesëmarrësve në protestë se sot të rinjtë kanë në dorë fatin e tyre dhe të Shqipërisë.

“Ju e dini se vet Gjermania ka qenë e ndarë në dy pjesë, përmes një muri dhe shumë njerëz mendon se nuk kishte për të pasur shumë ndryshime. Ndërkohë që kishte njerëz të tjerë, si ju, që mund t’i ndryshonit gjerat me paqe. Në 1989 muri i Berlinit i rrëzua dhe Europa Lindore u çlirua. Ndërsa tani ne përballemi me sfida të reja, veçanërisht në Shqipëri. Tani është momenti juaj, koha juaj që të merrni në dorë vendin tuaj. Duhet t’i bëni pyetje familjes, se çfarë lloj të ardhme doni të keni. Doni një vend ku synon ligji dhe ku udhëheq punëtori dhe të ketë ligje të pabarabarta. Të tërë mund të jetojnë në liri, pa korrupsion. Nëse doni në një vend ku secili të votojë atë që do, duhet të votoni Bashën. Po të isha si ju, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të rëndësishëm për Shqipërinë. Liria e fjalës, e praktikimit të fesë, tani ka ardhur momenti që mund të ndryshoni diçka. Ky është momenti juaj. Është momenti që me idetë tuaja, të kujtoni atë çka tha Zoti Basha për fëmijët e tij. Jam i sigurt që 10-15 vite më vonë, e të kujtoni këtë ditë, do jeni krenar. Ju jeni e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja. Ju duhet të luftoni për qeverinë e re që do të vij. Jam shumë i lumtur që jam këtu mes jush dhe ju uroj gjithë të mirat juve, familjeve, tuaja, Zoti Basha, duke i uruar fitore.”, përfundoi fjalën e tij Ziemiak.

 (e.f/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: