Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me vendimin e Kuvendit maqedonas për miratimin e ligjit për gjuhën shqipe. Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Basha e cilësoi këtë vendim një sukses për faktorin politik shqiptar në Maqedoni.

MESAZHI I BASHËS
Miratimi i sotem i ligjit te gjuhes shqipe nga parlamenti i Maqedonise eshte nje hap i rendesishem perpara ne realizimin e statusit te gjuhes shqipe ne Republiken e Maqedonise.
Pershendes kete hap si nje sukses i bashkerendimit dhe bashkepunimit te faktorit politik shqiptar ne Maqedoni.
Vleresoj qendrimin e forcave politike Maqedonase qe mbeshteten me voten e tyre kete ligj, i bindur se kjo vote eshte nje kontribut i rendesishem per bashkejetesen etnike dhe konsolidimin e nje shoqerie demokratike ne Maqedoni.
Partia Demokratike nxit kete klime uniteti mes faktorit politik shqiptar dhe bashkepunimi me ate politik maqedonas si nje garanci per nje Maqedoni te orientuar drejt standarteve dhe vlerave euroatlantike dhe europiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb