• Miresevini Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni


    Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
  • Njoftime

    Mos qaj se dicka mbaroi... Por buzeqesh sepse ndodhi... Gabriel Garsia Markez /Mishko/

Sondazh
Pyetje: Presidenciale USA 2008 - Pėr kė do votojnė shqiptarėt?
Republikani John McCain - 103 (77.4%)
Demokrati Barack Obama - 30 (22.6%)
Totali I Votave: 133

Faqe: [1] 2
  Printo  
Autor Tema: Presidenciale USA 2008 - Pėr kė do votojnė shqiptarėt?  (Lexuar 16287 here)
人ネパ-ルと
Administrator
Anetar/e
*****
Ne Linje Ne Linje

Postime: 1668



Profili WWW
« : 11/07/08, 16:04 »

Nė Nėntor tė kėtij viti do tė mbahen Zgjedhjet Presidenciale nė SHBA. Shqiptarėt e  konsiderojnė Amerikėn si aleatin e tyre mė tė rėndėsishėm. 

Nė SHBA jeton njė komunitet i konsiderueshėm shqiptarėsh, njė pjesė e mirė e tė cilėve janė bėrė qytetarė amerikanė dhe kanė tė drejtė vote.

Kush nga kandidatėt nė garėn presidenciale, USA 2008, mendoni se mbron mė mirė interesat e kombit shqiptar:

Republikani: John Mc Cain
Demokrati: Barack Obama

Ps. Komentet me cilesore, do te publikohen ne agjencine e lajmeve BalkanWeb (Per tu kualifikuar per botim, ato nuk duhet te jene me te shkurtra se 4 paragrafe).
« Ndryshimi I Fundit: 11/07/08, 17:05 nga 人ネパ-ルと » Identifikuar

:) :) :)
人ネパ-ルと
Administrator
Anetar/e
*****
Ne Linje Ne Linje

Postime: 1668



Profili WWW
« Pergjigju #1: 11/07/08, 16:04 »

Ky eshte qendrimi qe do te mbaje Barack Obama ne politikat e ballkanit!

Nga: Gerti Shella - Balkanweb

Uragani Obama ka filluar tė fryje erėn e ndryshimit tashmė edhe mbi rajonin e trazuar tė Ballkanit. Ka tė ngjarė qė ererat nacionaliste qė kanė fryrė prej shekujsh mbi Ballkan, tė ndryshojnė drejtim nėn akselerimin qė mund tė vijė nga administrate...

WASHINGTON-...sikurse lihet qartė tė kuptohet nė njė letėr qė kandidati me ngjyrė pėr nė shtėpinė e Bardhė, Barack Obama i ka dėrguar para dy ditėsh presidentit serb Boris Tadic dhe Kryeministrin Mirko Cvetkovic me rastin e formimit tė qeverisė sė re nė Beograd. “Serbia dhe SHBA kanė shijuar tradicionalisht mes tyre marredhėnie tė ngrohta si partnerė dhe aleatė. Ėshtė koha pėr vendet tona qė t’i rikthehen ndarjes sė vlerave tė pėrbashkėta dhe respektit reciprok e cila na ka shėrbyer kaq mirė nė tė shkuarėn. Administrata ime pret tė shohė tek Beogradi njė partner tė aftė me tė cilin sė bashku tė kultivojmė marrdhėniet tona.”, Kėshtu e mbyll letrėn e tij Obama duke mos harruar qė tė pėrfitojė nga rasti pėr tė t’iu pėrcjell serbeve anembanė urimet e tij mė tė mira me rastin e ditės sė Shėn Vitusit.
Obama shprehet nė letrėn e tij se “si President do tė punoj me tė gjithė aktorėt ndėrkombėtarė dhe lokalė nė Kosovė pėr tė realizuar tė gjithė gamėn e mbrojtjeve pėr sėrbėt atje, duke pėrfshirė shtimin e kompetencave pėr bashkitė serbe, veprimtari dhe akses tė lirė e tė pashqetėsuar pėr Kishėn Orthodokse Serbe, dhe tė drejtėn e kthimit bashke me rikthimin e pronės pėr tė gjithė refugjatėt dhe tė shpėrngulurit”.
Obama nė letrėn e tij nuk harron tė nėnvizojė se “Serbėt kanė kaluar nėpėr disa kapituj te dhimbshėm pėrgjatė historisė sė tyre tė gjatė dhe krenare. Qytetarėt e Serbisė janė tė etur pėr progres, zhvillim demokratik dhe rritje ekonomike”. Njė pikėpamje e tillė ėshtė krejtėsisht e ndryshme nga pikpamja qė kanė sot shumica e vendeve tė rajonit tė ballkanit sa itakon ndikimit negative, dramat e pafundme njerėzore dhe regresin qė kanė provokuar polititikat e ndjekura nga Serbia nė Ballkan. Por, Barack Obama thekson ndėr tė tjera se “Njė progres real sigurisht qė kėrkon marrdhėnie positive dhe tė pėrgjegjshme me tė gjithė fqinjėt e Sėrbisė, duke pėrfshirė Kosovėn. Shmangja e retorikės pėrndezėse (inflamuese) dhe veprimet provocative tė sė shkuarės janė eseciale pėr arritjen e kėsaj. Njė Administratė Obama, sė bashku me Partnerėt tanė Europianė do tė punojnė pėr tė siguruar qė tė gjithė faktorėt rajonalė t’i bashkangjiten tė tilla standarteve.
Tė gjithė serben nė rajon, pavarėsisht se ku ata jetojnė, mund tė shohin pėrmirėsimin e jetės sė tyre nėpėrmjet pjesėmarrjes aktive nė institucionet politike legjitime tė tė gjitha niveleve.”
Nė kėto rrethana, mbetet tė shihet nė praktike se cfarė ndryshimesh reale do tė sjellė politika e jashtme e administratės Obama, nėse ky do tė jetė fituesi i garės pėr nė Shtėpinė e Bardhė. Erėrat qė fryjnė duket se kontradiktojnė trendin e zhvillimeve qė Shpiptarėt presin nė tė mirė tė interesit tė tyre nė rajonin e Ballkanit. Ėshtė fakt qė sot pėr sot ata konsiderohen si aleatė tė sigurtė dhe me njė peshė specifike tė konsiderueshme tė SHBA nė rajonin e ballkanit. Mbetet pėr t’u parė nėse roli qė ata kanė fituar nė kėta vite, duke ndjekur njė politike tė jashtme kostruktive me vendet e rajonit do tė dublohet me rolin e ri si aleatė dhe partnerė tė SHBA qė Obama ka projektuar pėr Serbėt.
Identifikuar

:) :) :)
deepblu
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 1


Profili
« Pergjigju #2: 11/07/08, 17:05 »

republikani Mc Cain ofron me teper siguri per interesat e shqiptareve te cilet vetem mire kane pare nga politika e jashtme shume e qendrueshme ne keto 10 vitet e fundit e SHBA. Per shqiptaret, ndryshimi qe sjell Obama nuk eshte i mirepritur, pasi me mire se sa jane sjelle deri me sot me shqoptaret SHBA, nuk mund te kete. Ndryshimi vetm prish pune. Kete e provon edhe letra e tij gjithe mallengjim qe i dergoi presidentit dhe kryeministrit serb Obama para tre ditesh. Kuptohet qe ai ka ne plan qe, ne emer te ndryshimit te beje kasaper e Ballkanit te duken tani si qingja ne mes te ujqerve.
Identifikuar
Kumanova
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 4


Profili
« Pergjigju #3: 11/07/08, 21:09 »

   Mendoj se ėshtė shumė herėt tė jepet njė vlerėsim nė atė se pėr cilin kandidat nė SHBA shqiptarėt do tė votojnė apo cili nga kandidatėt do tė jetė mė i favorshėm pėr interesat Shqiptare. Sė pari duhet kuptuar se demokracia Amerikane ka njė traditė shumėvjeēare e ndoshta shekullore, dhe sado qė ztr. Obama donė ti anashkaloj interesat shqiptare e ta favorizoj Serbinė, ai nuk ėshtė i vetmi qė ka tė drejtėn absolute tė vendimit. Ne si Shqiptarė nuk duhet harruar se nė institucionet vendimmarrėse, siē ėshtė kongresi apo senati amerikan, kemi shumė miq qė na pėrkrahin dhe kanė besim tė plotė nė miqėsinė tonė. Sė dyti, gjersa Serbia dhe Rusia nuk pranojnė shtetin e Kosovės ose nuk pranojnė qenien Shqiptare nė Kosovė, ai nė letrėn e tij shkruan se  “pėr tė pasur progres nė serbi e rajon duhet qė Serbia tė bashkėpunojė me tė gjithė fqinjėt e saj, duke pėrfshirė edhe Kosovėn”. Mė qartė nuk mund tė jetė. Pastaj, kur ai shkruan se “Serbėt kanė kaluar nėpėr disa kapituj te dhimbshėm pėrgjatė historisė sė tyre tė gjatė dhe krenare”, nuk duhet kuptuar se ai i ėshtė drejtuar Nikoliēit a Koshtunicės, por rrymave demokratike siē ėshtė Tadiēi e Ēedomir Jovanoviēi. E kur dimė qėndrimin e tyre mbi Kosovėn, nuk duhet harruar se Tadiēi ishte dora e djathtė e Xhingjiqit i cili thoshte se: edhe po tė ma jepnin Kosovėn nuk do ta merrja. E historia e tyre nė serbi nė tė vėrtetė ka qenė e dhimbshme me pėrplot sfida iniciuar nga Milosheviēi e Sheshelei etj.etj . Sė treti, nė retrospektivė, nuk duhet harruar se nė zgjedhjet presidenciale tė 2001 ishte po ky George W. Bush qė thoshte se; “unė nuk do tė jem ai qė do tė krijojė shtete tė reja nė Evrope” duke dėftuar pėr Kosovėn. Por ajo qė ndodhi ėshtė se po ky president e shpalli pavarėsinė. Andaj mendoj se ėshtė shumė herėt tė gjykohet ose tė vlerėsohet cili ose kush. Po tė kisha mundėsinė dhe tė drejtėn do tė votoja pėr ztr. Obama, ngase mė duket mė i sinqertė dhe mė i vendosur. E sa pėr letrėn dėrguar Tadiēit; nuk ėshtė gjė tjetėr pėrpos njė gjest i kulturuar. Sė paku shpresoj.               
Identifikuar
Kumanova
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 4


Profili
« Pergjigju #4: 11/07/08, 21:09 »

P.S adminstratorit 日本語はいいですか
Identifikuar
Kallaisti Franko
Dore e Vjeter
*****
Ne Linje Ne Linje

Postime: 4153



Profili
« Pergjigju #5: 12/07/08, 12:12 »

Me duket normale qe obama ta bej politiken e jashtme me tone diplomatike. Me kete pozicionim te tijin, mesa arrij te analizoje, mund te jete dhe strategjia per ti mare serbine, rusise. Pra deri tani amerika e ka luftuar serbine, e ka "gjunjezuar" dhe i ka treguar kush i ben rregullat, por ama serbia ka nje aleate shekullore qe eshte rusia, packa e dobet por po vjen fuqishem ne arenen nderkombetare dhe obama duke pare qe ne serbi jane ne fuqi proeuropianet, shfrytezon rastin per ti afruar duke i shkeputur nga rusia... Pra, "te shkunda mir e mire, te tregova kush jame dhe tani te hedh krahun"...
Identifikuar

Ti rrish larg "idiotllizmit", do te thote ta kesh prekur me pare ate...
oliinter
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 1


Profili
« Pergjigju #6: 12/07/08, 21:09 »

Per mendimin tim fiton Mc Cain per arsye se eshte shume i matur si politikan. Eshte njeriu qe do i sjelle amerikes shkelqimin e humbur paska nga Bushi. Nuk besoj se Amerika eshte gati te negocioj me kundershtaret tashme shekullore si Rusia, Kina, Irani apo Siria. Nuk eshte momenti per nje ndryshim tani kur Irani kercenon per te goditur Izraelin. Nuk eshte koha per Obama pasi ai kerkon paqe kur ne rastin me te vetem Rusia vendos VETON kunder sanksioneve per Zimbabven. Cfare aleati mund te quhet Rusia dhe Kina kur duan vetem te copetojn ameriken dhe perendimin? Keto mund te jen edhe arsyet pse amerikanet duhet te zgjedhin Mc Cain. OLIVER ALUSHANI
Identifikuar
k63r
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 3


Profili
« Pergjigju #7: 17/07/08, 16:04 »

Duke pasur ne konsiderim situatėn e krijuar dhe turbullirat e kohes unė mendoj qė nje president sikurse qė od tė ishte J.Mc Cain do tė sjell nje stabilitet me tė madh ne botė e posaqerisht ne Kosovė.Kur njehere botes nuk ju ka nevojitur nje njeri mė me pervojė se sa ish piloti J.Mc Cain, sepse ai me pervojen e tij te luftes dhe te jetės ka nje bazament te fortė te behet lider dhe udheheqes i popullit Amerikan.Barack Obama sipas mendimit tim me dinakrin e tij prej dhelpre ne te vertet tregon vetem se sa naiv eshte ne politiken e Ballkanit, dhe shkresa e derguar presidentit te serbis, verteton me se miri se politika per Ballkanin per te eshte nje teren i panjofur, andaj mu ne kete drejtim duhet J.Mc Cain te paraqes B.Obamen dhe dobesin e tij ne siperfaqe.Dinakria e B.Obames mbeshtetet ne bashkpunimin me te gjithe ata qe do ta ndihmojnė ate te mer postin e presidentit pa makar qofshin ata edhe vet ish teroristet e djeshem dhe popujt te cilet kane ne ndegjigjen e vet shume masakra makabre masive.Ne te vertet B.Obama i drejtohet lobit serb dhe ortodoks ne Amerikė, pertej leteres derguar presidentit serb, per ndihme duke patur te qartė se lobi Shqipataro Amerikan eshte me shumė i orjentuar per J.Mc Cain i cili duket te jetė me i vendosur per nje Kosovė plotesisht tė pavarur.Edhe pse strategjia e B.Obames mbeshtetet ne nje aleance edhe vet djallin nese ka nevojė, duhet te ketė te qartė se B.Obama duhet te fitoj ne dy fronte, e njeri eshte te mposhte edhe friken nga nje president i ngjyrosur ne White House, populli Amerikan edhe pse ka nje tradit te gjatė te demokracis ende ka ne bagazhin e vet te nje pjese jo edhe te vogel te popullsis paragjykimet sa i perket ngjyres, pra deshtem ne apo jo J.Mc Cain ka nje avantazh te konsiderueshem ne ket drejtim.B.Obama ne politiken e vet ndaj Europes ben te njejtin gabim sikurse qė ben F.Sejdiu dhe H.Thaqi, qė marin shume seriozisht vullnetin e BE dhe Europes e cila ne te vertet Amerikes do ti kthej shpinen po sa te siguroj furnizimin me emnergji nga Rusia, andaj mendoj qe J.Mc Cain i cili eshte favorit i imi duhet patjeter te mposhte B.Obamen ne ket drejtim nese deshirojme te kena nje Kosovė stabile dhe nje regjion te qetė, po nje fitore e Obames do te shpie perseri Ballkanin ne nje gjendje te re te konflikti sepse nje Serbi forcuar ushtarakisht dhe ne aleancė me Ameriken automatikisht paraqet nje kercenim te ri per Rusin e cila eshte aleati i saj besnik dhe tradicional, kete Rusia nuk do ta toleroj dhe do te orejntohet ne krijimin e situates konfliktuoze pertej te ciles do te kontrolloj nje pjes me te madhe te Ballkanit.Pra vetem J.Mc Cain eshte opsioni pozitiv sa i perket Kosoves.
Identifikuar
kocka
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 1


Profili
« Pergjigju #8: 23/07/08, 20:08 »

Qe interesat e shqiptarve te  jene te garantuara ne te  ardhmen ne shqiptaret  e Amerikes duhet  te  votojme per republikanin Mc Cain sepse ai  paraqet qendrushmeri te larte karakteri dhe nuk mund te influencohet nga  asnje  lob anti shqiptar,eshte  njohes  i  shkelqyer i situates past komuniste  ne evropen lindore, njeh  ne  menyre te  detajuar problemet shqiptaro- kosovare familjarisht pasi gruaja  e tij  ka qene disa  here ne ballkan per  te ndihmuar  shqiptaret.Nese ai zgjidhet president nuk  ka  asnje  mundesi  teorike qe mbeshtetja Amerikane te ndryshoje  per Shqiptaret.Ai eshte pjese  e historise se Amerikes moderne ,ai eshte nje  republikan tradicional qe percjell vlerat me  te  mira te dinjitetit  dhe  seriozitetit per  te punuar fort ne  kete situate te  komlikuar nderkombetare per te  garantuar  lidershipin Amerikan ne  bote.Votuesit  shqiptare ne  USA nuk  duhet  te  humbasin  kohe me  eksperimente.
Identifikuar
paputa
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 39



Profili
« Pergjigju #9: 25/07/08, 13:01 »

Jashte teme...
« Ndryshimi I Fundit: 31/07/08, 22:10 nga PetritKola » Identifikuar
paputa
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 39



Profili
« Pergjigju #10: 25/07/08, 13:01 »

John McCain  e ka te siguruar shtepin e bardhe
Identifikuar
kacabuni
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 184


Wek, Weeeeeeeeeek


Profili
« Pergjigju #11: 25/07/08, 14:02 »

PERMBAJUNI TEMES

Edituar DON SKUTHI
« Ndryshimi I Fundit: 26/07/08, 18:06 nga DON Skuthi KUMBAR i Familjes se Dallavereve » Identifikuar

Sweetness
Lady
Moderator Forumi
Gjysem BalkanWebs
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2991



Profili
« Pergjigju #12: 25/07/08, 14:02 »

Per demokratin Barak Obama, eshte i ri dhe me perspektive, e mertion te votohet edhe nga shqiptaret por edhe nga te tjeret.
Sa per interesat e shqiptareve pak ndryshim ka, edhe kur ishte Klintoni president por edhe tani qe eshte Bushi per shqiptaret njejt ka qene, edhepse ndryshimi i politikes e ka bere te veten si per te tjeret ashtu edhe per shqiptaret, e kam fjalen per ligjet me rigoroze  ndaj emigranteve, kurse persa i perket Kosoves dhe Shqiperise, gjithmone e kane pasur perkrahjen e Amerikes, edhe kur ne pushtet ishin demokratet edhe tani qe jane republikanet.
Tek  fushata elektorale e Obames ndikon shume negativisht thashethemet se ai eshte musliman si dhe karikaturat qe dolen se fundmi, kurse per letren qe i dergoi presindentit serb, duhet qene pak diplomat se nqs. mban njeanshmeri mund te humbasish shume pike.

Identifikuar

Kodi:
* Mos dashuro atė qė ėshtė perfekt, por bėje perfekt atė qė do *
Kumanova
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 4


Profili
« Pergjigju #13: 26/07/08, 02:02 »

Permbajuni temes

edituar SKUTHI
« Ndryshimi I Fundit: 26/07/08, 18:06 nga DON Skuthi KUMBAR i Familjes se Dallavereve » Identifikuar
kacabuni
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 184


Wek, Weeeeeeeeeek


Profili
« Pergjigju #14: 26/07/08, 14:02 »

PERMBAJUNI TEMES

EDITUAR DONI
« Ndryshimi I Fundit: 26/07/08, 18:06 nga DON Skuthi KUMBAR i Familjes se Dallavereve » Identifikuar

Kumanova
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 4


Profili
« Pergjigju #15: 26/07/08, 16:04 »

PERMBAJUNI TEMES

edituar DON SKUTHI
« Ndryshimi I Fundit: 26/07/08, 18:06 nga DON Skuthi KUMBAR i Familjes se Dallavereve » Identifikuar
celjanfr
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 10


Profili
« Pergjigju #16: 26/07/08, 20:08 »

Interesat e shqiptareve jane hapur per John McCain, ndersa ideologjikisht se kemi luksin te zgjedhim, alternativa eshte nje, republikani, per interesat e perbashketa ne rajon.
Obama eshte pro grek dhe serb, cdo njohes dhe analist e di kete!
Identifikuar
besnikdafku
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 3


Profili
« Pergjigju #17: 28/07/08, 05:05 »

mendoj se nuk duhet shume te extemizohemi,sejcili shqipetar e di fort   mire se per ke do votojn,democratike, sipas deshires.ne jemi e duhet te jemi pro-Amerikan.Publikimi i nje extremizmi munde edhe te demtoje interesat tona,so careful.
shqiptaret duhet te jene te pergatitur te bashkepunojne me cilindo president qe dikujt mund ti duket paksa pro-serb,whatever.nuk duhet te hiqemi sikur ne vendosim se kush do behet president,Ameriken e pranojme si lidership me cilindo president qe zgjidhet nga populli Amerikan.Thank you.
Identifikuar
kondrapedal pa frena
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 1072


Kaloi dhe kjo natė,tu bo gallatė


Profili
« Pergjigju #18: 28/07/08, 20:08 »

Personalisht, mendoj se (siē lexova dhe disa tė tjerė), ėshtė akoma herėt pėr tė nxjerrė pėrfundime dhe dalė nė deklarime), Shqiptarėt nė USA, votojnė atė qė pėr ta i nxjerr nė dritė, atė qė mendojnė pėrditė dhe e kanė tė momentit e tė nevojshėm shtetasit atje. Mund tė votojnė atė kandidat qė i afron mė tepėr si nė aspektin e taksave dhe nė tė shoqėror.
Nuk mendoj se Lobi Shqiptar, (nėse mund ti themi Lob) ėshtė nė atė nivel sa tė merret me politikėn e jashtme amerikane dhe tė ndikojė nė marredhėniet qė mund tė ecin mė tepėr seē janė momentalisht me Shqipėrinė, dhe se sa kjo mund tė ndikojė nė politikat rajonale tė Ballkanit.
Dhe po ashtu mendoj se SHQIPTARĖT kanė arritur deri aty sa tė ndikojnė nė politikėn e jashtme Amerikane. (tė rrimė shtrembėr e tė flasim drejt). Por deklarimet e njė kandidati dhe njė tjetri se Serbia kėshtu e Rusia ashtu, nuk dua qė ta mendoj se, filan kandidat po mbėshtet kėta e tjetri po na mbėshtet ne. (Ky ėshtė mendimi im).
Zhvillimi i Ballkanit nė tėrėsi shikohet nė konteks tė lidhur ngushtė ne trajtėn e Bashkimit Europian, dhe si e tillė Serbia, Kosova e Shqipėria bashkė, me to, janė deklaruar apriori dhe tė bindur drejt kėsaj rruge, e si tė tilla edhe mendoj unė, USA dhe presidenti i saj, nuk ėshtė se kanė shprehur ndonjė kundėrshti. E si mund tė shkėputėsh Serbinė nga Rusia? Gjė pėr tė cilėn me duket diēka e habitshme ta arsyetoj e ta analizoj.

Pėr mua fiton Mc Cain, s kėshtu mė pėlqen mua.
Identifikuar

http://i319.photobucket.com/albums/mm445/POSEY_DION/gardenfairy.jpg
Te degjuarit eshte nje politese qe nje njeri i zgjuar i ben shpesh nje budallai, por qe ky i fundit nuk ia kthen asnjehere
PATRIOT 100%
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 52


RROFTE SHQIPERIA!!!


Profili
« Pergjigju #19: 03/08/08, 11:11 »

jo ma larg se dje Obamen e mbertheu nje bashkekombas i vet me pyetjen : cfare ke bere per njerezit me ngjyre? cfare mundte me i than zotnia kur ai cdo gja e ka gati nga keshilltart e vet dhe nuk asht identifikue ne nji linje te veten! s'duhet me harrue se per kosoven ky zotnia ka dhan mendimin ma negativ te dhan nga ndonje kombas amerikan! keshilltari i tij serb e kishte lujt bukur fijen e tij! a ka identitet obama? nese kejt presidentet amerikan mbrojne nje linje se ciles mund ti thuash fare mire nje trung te shendoshe idesh dhe programi te mirefillte shtetror amerikan, ky marionete (fatkeqesisht e zeze, te pakten ne gjykim) ndikohet nga persona ordinere dhe keput gafa lagjesh!
Identifikuar

[http://www.youtube.com/watch?v=cFU_5pTSXH0&feature=related
ShkodraneNYC
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 909



Profili
« Pergjigju #20: 04/08/08, 16:04 »

une do votoj per obama
Identifikuar
bedriu
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 19


Profili
« Pergjigju #21: 17/08/08, 10:10 »

Obama eshte pro serb
Nje kapitalist i madh serb ka investuar shum per Obamen prandaj kujdes shqipetar.
Ne fillim te fushates Mc Cain e dergoj gruan e tij per nje vizit Kosoves dhe kjo u shpreh hapur,qe amerika do jet ne krah te kosoves.
Si do qe te jet shqiptaret nuk mund te ndryshojn shum por me aq sa kan mundesi duhet te votojn per Mc Cain.
Identifikuar
kondrapedal pa frena
Anetar/e
**
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 1072


Kaloi dhe kjo natė,tu bo gallatė


Profili
« Pergjigju #22: 17/08/08, 11:11 »

Obama eshte pro serb
Nje kapitalist i madh serb ka investuar shum per Obamen prandaj kujdes shqipetar.
Ne fillim te fushates Mc Cain e dergoj gruan e tij per nje vizit Kosoves dhe kjo u shpreh hapur,qe amerika do jet ne krah te kosoves.
Si do qe te jet shqiptaret nuk mund te ndryshojn shum por me aq sa kan mundesi duhet te votojn per Mc Cain.
Me sinqeritet, tė jap tė drejtė.
Unė do tė shtoja edhe se  pėrveē faktit tė Kosovės, por edhe tė Shqipėrisė, nuk do besoja se politika e jashtme Amerikane do lėkundej nga zgjedhja e Mc Cain, ndėrsa kundėrshtari i tij politik, ėshtė i dyshueshėm pėr ecurinė e strategjive tė kėsaj politike, nė rajonin tonė. (Kėtu pėrfshij tė gjithė Ballkanin)
Identifikuar

http://i319.photobucket.com/albums/mm445/POSEY_DION/gardenfairy.jpg
Te degjuarit eshte nje politese qe nje njeri i zgjuar i ben shpesh nje budallai, por qe ky i fundit nuk ia kthen asnjehere
abtaf
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 1


Profili
« Pergjigju #23: 18/08/08, 16:04 »

shikuar ne te kaluaren demokratet kan qene me shum te interesuar per politikat evropiane dhe me shum kan pasur interesim per ballkanin,dhe veqanarshit per kosoven dhe shqiptaret ,por ky kandidati i ri Obama eshte diqka rast ne vete ne gjith historin presidenciale amerikane ,per mendimin tim ky me shum eshte i lidhur me lobin serb dhe me shum i perqafon interesat serbe ne ballkan se ato shqiptare pra eshte shum i dyshimt dhe i rrezikshem per ne shqiptaret ,,,pra shqiptar votoni John Mcain per president
Identifikuar
S+A+T
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 23


USA Love ALBANIA


Profili
« Pergjigju #24: 18/08/08, 22:10 »

Mireseerdhe ti abtafi siper, une jam sat bosi i forumit.

mos u merakos per presidentin e ardhshem ne USA se nuk te le CIA te turperohesh jo, vendimi eshte marre me kohe, ai quhet John Mc Cain e pike mbaroi !

Shiko me vemendje se c'behet ne Gjeorgji dhe po pate pakez botkuptim gjeostrategjik do te njohesh lehte doren e CIAs qe me ane te karremit shakashwilli provokoi luften me Rusine.

CIA ka 4 qellime ne kete lufteze gjeorgjiake,


e para, Te deklasohet politika Ruse si nje politike e shekullit 19-te me te gjithe mentalitetin primitiv qe e karakterizon ate, dhe njekohesisht te analazohet gadishmeria ushtarake Ruse dhe aftesia e saje per lufte terreste ne shekullin 21.

e dyta, Terheqja e vemendjes se opinionit publik dhe koncentrimi i saje ne Kaukaz ne nje kohe kur marshimi i gjysmes se flotes se Pazifikut drejt ujerave Iraniane po ndodh me marshin e 5-ste.

e treta, Frikesimi i shteteve post-sovjetike apo te ish-paktit te varshaves kundrejt Rusise per te pershpejtuar fuqizimin e NATOs drejt lindjes dhe njekohesisht dislokimin e shpejte te raketave anti-rakete ne Ceki e Poloni gje qe po ndodh tashme.

e katerta, Me paraqitjen e Rusise si fuqi te tmerrshme synohet forcimi i pozites se Mc Cain ne garen presidenciale sepse ai ne dallim nga Obama perfaqeson rrymen konservative ndaj Rusise ne politiken Amerikane.


Amerika nuk eshte aq budallaqe sa e bejne mediat evropiane me karakter komunist. Amerika eshte ai shtet qe pretendon te zoteroje boten, Kompjuter politikat e saje jane shkruajtur qe para 50 vjetesh ne gure e mal ato realizohen vetem kur ne bote ka hera heres shtete qe genjehen nga egoizmi i tyre dhe i japin vetevetiu shkas per te realizuar ate qe deshiron Amerika.

Rrofte Albania, rrofte USA!


Analisti i Ballkanweb

SAT Engjell
Identifikuar

Thank you Ballkanweb for the Free mind & More Demokraci ! Thank you mister xoxo ! Thank you all my Girlis & Darlis - Thank you!
Faqe: [1] 2
  Printo  
 
Shko te: