Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia, i shoqëruar nga nënkryetari i parë, Daniel Angelici, janë takuar dje me trajnerin e Kombëtares Argjentinase, Jorge Sampaoli.

Takimi, i cili u zhvillua në kampusin Ezeiza, zgjati rreth një orë dhe u fol për paraqitjen e ekipit kombëtar në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Rusi.

Pas takimit është vendosur që trajneri të qëndrojë edhe pse asistentët e tij kanë dhënë dorëheqje.
Edhe pse Argjentina kishte paraqitje jashtëzakonisht të dobët me humbje nga Kroacia dhe Franca, trajneri do të vazhdojë të qëndrojë, shkruan tg.

Sipas gazetës “Ole”, Federata nuk ka zgjedhje tjetër. Kjo pasi Federata e Futbollit të Argjentinës nuk dëshiron të paguajë klauzolën e plotë të shkarkimit të trajnerit. Në fakt, kontrata e Sampaolit skadon në vitin 2022.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: