MEKSIKE – Eduardo Yanez, aktori meksikan i njohur në Shqipëri për rolin e tij tek telonovela ‘Gaviota’ apo ‘Dashuri dhe tekila’ është bërë protagonist i një ngjarje të shëmtuar.

Gjatë një interviste Eduardo ka humbur kontrollin dhe ka goditur me shuplakë gazetarin. Shkak për këtë është bërë insistimi i gazetarit për të mësuar diçka më shumë në lidhje me aksidentin e djalit të aktorit dhe arsyen se përse ai kërkoi para online dhe nuk iu drejtua babait të tij rap[orton Daily Mail.
51FV12dauGL._SX466_
Kjo gjë e ka acaruar 57-vjeçarin dhe paravërisht se po përpiqej të mbante veten në kontroll nuk ia doli mbanë nga fundi i intervistës.
Gazetari: Pse djali juaj pasi përplasi makinën kërkoi para online dhe nuk kërkoi ndihmën tuaj?
Aktori: Nëse je kaq i shqetësuar për djalin tim, dërgoja ti paratë dhe fol me të
Gazetari: Kjo është puna ime
Aktori: Gjepura, kështu thoni gjithmonë për t’i bërë njerëzit të dëgjojnë gjëra që atyre s’u interesojnë fare

Pas insistimit të gazetarit për të marrë një përgjigje, Eduardo e godet. Mësohet se gazetari do të ngrejë një padi ndaj aktorit. Ndërkohë pak më vonë mësohet se aktori nëpërmjet rrjeteve sociale kishte kërkuar falje publikut për gjestin e dhe ka thënë se jeta e tij nuk është në shitje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: