Gazetari veteran mund të ketë menduar se historia e tij më e madhe ishte ajo që shkruajti me kolegun, por pastaj erdhi periudha Trump. “Kjo është më keq se Watergate” thotë Karl Bernstein per ‘The Guardian’. Karl Bernstein mori një email nga Bob Woodward ku i shkruante : A e beson këtë? 44 vjet!”.
I referohej dorëheqjes së presidentit amerikan Riçard Nikson në 8 gusht të vitit 1974. Kur ishin gazetarë të Washington Post, Bob Woodward dhe Carl Bernstein ndihmuan të vinin në dukje skandalin duke përdorur informacionin e rrjedhur nga një person i identifikuar si “Deep throat”.
Identiteti i burimit u mbajt i fshehur deri në vitin 2005, kur u zbulua se “Deep Throat” ishte ish-anëtar i administratës së Nixon, William Mark Felt.
I konsideruar si akti më i famshëm i dy gazetarëve kur ishin afër të 30-ave, ata kurrë nuk e kishin menduar se do të mbulonin historinë e karierrës së tyre.

Por më pas erdhi Donald Trump i cili është kaq i vështirë për t’u injoruar.
Libri i ri i Bob Woodward i titulluar: Frika, Trump në Shtëpinë e Bardhë, ishte më i kërkuari në Amazon.com brenda ditës që u publikua.
Pritet që të jetë një ndër librat më autoritar gjatë këtyre 18 muajve të administratës Trump.
Bernstein ishte ndër tre gazetarët që mbuloi historinë e ish-avokatit të Trump, Michael Cohen përmes të cilit doli në dritë fakti se kandidati republikan e dinte qysh në qershor të 2016 se djali i tij Don Jr takoi përfaqësues të Rusisë.
Bernstein është i ngazëllyer që po mbulon sërish një histori të bujshme edhe pse nuk ka shumë për të thënë.
“ Zor se mund ta them se mbulimi i historive të Trump është një eksperiencë e gëzueshme. Unë mendoj se është një kohë e rrezikshme për Amerikën, pasi kemi një president, i cili nuk ka respekt për ligjin apo për të vërtetën. I them këto gjëra jo në menyrë pezhorative” -thotë Bernstein për ‘The Guardian’.
Paralelizmat me skandalin Watergate janë të pashmangshëm thotë ai. “Natyrisht, ka disa ngjashmëri, si për shembull është ajo pjesë e historisë që ka të bëjë me ndikimin në procesin elektoral” -shton Bernstein.
Por diferencat me atë përiudhe janë më të mëdha. Bernstein shpjegon “Kjo është më keq se Watergate. Asnjë president nuk ka bërë atë që Trump bën me mediat duke i cilësuar si armik i popullit, një frazë që është përdorur nga diktatorët më të mëdhenj të shekullit XX”. Bernstein ka parë shumë presidentë që ikin e vijnë por për Trump beson se është “sui generis”.
“Dikush mund të mendojë se ishte Riçard Nikson, por ata janë të ndryshëm. Edhe përdorimi i fjalës demagog dhe të thuash se presidenti i Shteteve të Bashkuara është një gënjeshtar i lindur, asnjë nuk do ta thostë për Niksonin.
Woodward 75 vjeç dhe Bernstein 74 vjeç, kurrë nuk rreshtën së raportuari apo së shkruari. Bernstein është një analist politik pranë CNN. Woodward ka punuar për ‘The Washington Post’ për më tepër se gjysmë shekulli dhe tashmë është redaktor.
Frika, Trump në Shtëpinë e Bardhë del për publikun në shtator dhe pritet më shumë kuriozitet. Publicisti i Simon & Schuster thotë se libri bazohet në qindra orë intervista me burime të dorës së parë, në dokumenta dhe ditarë personale”. Titulli bazohet në atë çka Trump i tha Ëoodëard dhe një tjetër gazetari të the Post gjatë një interviste në vitin 2016. “ Pushteti i vërtetë është përmes respektit, Pushteti i vërtetë është, nuk dua ta përdor këtë fjalë: frikë” tha Trump gjatë përgjigjës së tij.
Ish sekretari i mbrojtjes Leon Panetta tha për dy gazetarët ikonikë të Ëatergate : “Eksperienca që të dy patën me Ëatergate-in i ka përgatitur për tu përballur me sfidat e administratës Trump. Ata janë tashmë në të njëjtin pozicion siç kanë qenë në rininë e tyre reporterë. Misioni i tyre është gjetja e së vërtetës, por ne jemi në një kohë kur faktet janë në sulm. Sot ata përballen me një botë me sfiduese”. Të pyetur nëse do të bashkëpunojnë sërish Bernstein u përgjigj: “ Nuk kemi plane por në gjatë gjithë kohës konsultohemi”
Marrëdhënia e tyre personale dhe profesionale pati një krisje në vitin 1970 por pavarësisht kësaj ata janë shumë shokë të ngushtë. “ Komunikojmë disa herë në javë prej vitesh, sigurisht ka gjëra që nuk ia themi njëri-tjetrit. Bisedojmë rreth Trump dhe rreth administratës së tyre. E bëjmë këtë gjë për 46 vite rresht. I pyetur nëse e shqetëson fakti që dyshes u referohen shpesh si Ëoodëard and Bernstein dhe jo si Bernstein and Woodward, Bob përgjigjet “Aspak, nuk mendoj se na shqetëson kjo gjë”.

Burimi: theguardian.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb