TIRANE – Sokol Cikalleshi ka një arsye më tepër që të festojë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është bërë për herë të parë baba. Ka qenë vete futbollisti 27-vjeçar që ka treguar se është bërë prind i një vajze të pagëzuar me emrin Rajna.

Untitled-1

“Zyrtarisht Baba ! Falënderoj Zotin që më bëri të përjetoj sot parajsën e kësaj bote ! RAJNA”- ka shkruar në Instagram, Cikalleshi.Ky i fundit është lojtari i skuadrën turke të Osmanlisporit, ku u transferua gjatë verës ku ka shënuar një gol në katër paraqitje.

Untitled-3

Cikalleshi për kombëtaren shqiptare të futbollit ka 26 paraqitje duke realizuar vetëm dy gola.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: