Konservatorët e Spanjës u zhvendosën në të djathtë, duke zgjedhur një tradicionalist si udhëheqës, pasi kërkonin të rivendosnin një identitet të qartë politik, më pak se dy muaj pas rrëzimit nga qeveria. Në votimin e anëtarëve të Partisë Popullore Pablo Casado mori një fitore të qartë (PP) dhe filloi mandatin e tij me një thirrje për unitet partiak, një Spanjë më të fortë në zemër të Europës dhe ligje më të ashpra për të shmangur çdo lëvizje drejt pavarësisë nga rajonet e saj. Ai fitoi 1,701 vota në një votim të ligjvënësve dhe anëtarëve të tjerë të lartë të PP-së, duke mposhtur lehtësisht sfiduesen Soraya Saenz de Santamaria, e cila mori 1,250 vota. Ajo shërbeu si zëvendëskryeministre e ish kryeministrit Mariano Rajoy gjatë periudhës së tij 6-vjeçare në detyrë, në krye të qeverisë spanjolle. Rajoy u rrëzua në një votim mosbesimi në qershor, pasi autoriteti i tij u dëmtua nga një skandal korrupsioni që përfshinte zyrtarët e PP. Casado u bë kryetari më i ri i Partisë Popullore, pasi është vetëm 37 vjeç, ndërsa u tha anëtarëve në fjalimin e tij të pranimit, se “PP është kthyer. Nuk mund të humbim asnjë minutë duke folur për veten tonë. Ne duhet të fillojmë përsëri të flasim për Spanjën”, përfundoi Casado. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb