Turistët nordikë vijojnë të “pushtojnë” bregdetin shqiptar. Mirëseardhjen ja uron më së miri “Prestige Resort” në zemër të Golemit.

Apollo dhe Der Turistik, operatorët që sjellin pa ndalur charterat me turistët nordikë, shprehen në ‘News24’ se rezervimet bëhen në avancë, e duhet të jesh fatlum të gjesh një dhomë të parezervuar, ndërsa i bëjnë apel shtetit për të vënë më shumë dorë në infrastrukturë. Me ta biseduan gazetarët, Erion Kacorri dhe Marsela Karapanço.

INTERVISTA
Gazetarja:
Si nisi ky sezon?

Kasa: Faleminderit për ftesën. Mund të them se sezoni ka nisur dhe është në pikun e tij, pasi kemi nisur që më 11 maj. Kanë ardhur charterat e parë dhe jemi në operacion të plotë. Turistët vijnë aktualisht nga vendet nordike. Por Der Tustik nuk na sjell veç nordikë, por edhe polakë e çekë dhe së shpejti edhe hungareze, pse jo edhe gjermanë.

Gazetarja: Cilën pjesë të bregdetit shqiptar zgjedhin për të pushuar?

Kasa: Tashmë operacioni ka nisur nga Saranda në Durrës. Himare dhe Dhermi. Pothuajse në të gjithë bregdetin shqiptar me perspektive për t’u zhvilluar me tej.

Gazetari: Zoti Hartman, ku është e fokusuar kryesisht kompania juaj Der Turistik?

Hartman: Kompania jone është e fokusuar tek turizmi, por është pjesë e një grupi të madh, është nën ombrellën e grupi REËE, një kompani gjigande ku janë të punësuar shume njerëz, treqind e pesëdhjetë mijë te punësuar ku fokusi kryesor i saj janë supermarketet, ndërsa fokusi i dyte janë aktivitetet e turizmit në të gjithë Evropën.

Gazetari: A mund të na thoni diçka për publikun shqiptar. Përshembull, përse zgjodhët vendin tonë?

Hartman: Po është shumë e thjeshtë, disa nga koleget tanë veçanërisht ata në vendet veriore të Evropës ishin shumë të interesuar për Shqipërinë sepse kanë besim se e sa i fuqishëm mund të jetë turizmi për të ardhmen këtu dhe për mua ishte e rëndësishme që ta shikoja nga afër në mënyrë që të mund të sjellë turistë gjermanë, britanikë apo francezë gjithashtu këtu në Shqipëri.

Gazetari: Kur themi turistë gjermanë kemi parasysh Majorkën apo Ibizën. A mendoni se Shqipëria po behet një destinacion për turistet gjermanë?

Hartman: Padyshim që po. Shqipëria e ka këtë shans. Nëse vendi do të vazhdojë të zhvillohet do keni shumë turistë. Ju arrini që të tërhiqni një pjesë turistësh që mund të vijnë nga Gjermania. Ju keni rinovuar apo edhe ndërtuar hotele të reja që mund të tërheqin turistë gjermanë, por për të arritur maksimumin nevojitet pak më shumë, nevojiten fluturime të plota charter nga Gjermania, duhet më shumë sa i përket rregullimit të imazhit të vendit sepse imazhi është ende si në Gjermani ashtu edhe në Britaninë e Madhe jo aq i mirë sa duhet të ishte sepse ka pasur shumë ndryshime në të kaluarën dhe sigurisht që ju nevojiten partnerë të mirë për të kryer atë që njihet PR apo marketing që nevojitet të bëhet në mënyrë që Shqipëria të shndërrohet në një destinacion të ri për Gjermanët, sepse në fund të fundit duhet të kuptojmë se Shqipëria është një vend shumë i afërt. Shqipëria nuk ka qenë kurrë një vend i largët. Turistët tanë shkojnë deri në Republikën Demenikane apo Oqeanin Indian dhe për të qenë të sinqertë ka ardhur koha për të zhvilluar një vend si Shqipëria sepse është i rrethuar nga vende të mrekullueshme turistike si Turqia, Greqia, Italia apo Kroacia apo se fundmi edhe Mali i Zi. Nuk ka asnjë dyshim që ky bregdet do të tërheqë shumë turistë gjermanë edhe për shkak të afërsisë.

Gazetarja: Kjo është hera juaj e parë në Shqipëri?

Hartman: Absolutisht që po. Për të qenë i sinqertë, jam i lumtur që vizitoj Shqipërinë për të parë bukuritë e këtij vendi. Shqipëria ka ndryshuar shumë dhe jam i trishtuar që ndryshimet kanë ndodhur kaq vonë, sepse jemi në vitin 2018 dhe vende si Greqia apo Kroacia janë zhvilluar në sektorin e turizmit që 30 apo 40 vjet më parë dhe janë shumë të suksesshëm në këtë sektor. Kështu që pse jo edhe Shqipëria? Me vjen keq që ne po e vizitojmë këtë vend kaq vonë.

Gazetarja:
Zonja Nina Horneëal, si e shikoni Shqipërinë?

Nina Horneëal: E shikoj Shqipërinë me gëzim dhe pritshmëri të mëdha. Shikoj një vend, i cili po ecën me shpejtësi. Po zhvillohet me ritme të shpejta. Shikoj potencial të madh, shikoj ndryshime sa herë që vij këtu dhe unë vij shpesh në Shqipëri. Kjo me bën edhe me të vendosur dhe të angazhuar për të mbështetur turizmin shqiptar për të përmirësuar këtë sektor ashtu siç e përshkroi edhe zoti Hartman. Pra ndihem krenare për atë që po bëjmë së bashku.

Gazetarja: Dhe ku ndiheni me rehat, në Tiranë apo në bregdetin shqiptar?

Nina Hornewal: Ndihem rehat në mënyra të ndryshme kudo që shkoj sepse fushat ku kemi nisur punën tonë deri më tani, të gjitha kanë sharmin e tyre specifik, kanë karakteristikat e tyre. Përshembull Saranda ka stilin e saj ndërsa Dhermiu ka specifikat e saj. Tirana nga ana tjetër është komplet ndryshe, ndërsa Durrësi është diçka tjetër. Pra ndihem rehat kudo që shkoj dhe shikoj potencialin për zhvillim. Padyshim që kemi punë për të bërë por do ta kryejmë atë. Jam absolutisht e bindur.

Gazetarja: Po njerëzit? Si ju duket populli shqiptar?

Nina Hornewal: Janë shumë miqësore, me shumë energji dhe shumë mendje hapur. Të dëgjojnë, kërkojnë këshilla, dëshirojnë të mësojnë dhe të zhvillohen. Pra jam shumë optimiste për popullin shqiptar dhe për të gjithë vendin tuaj.

Gazetari: Ju jeni pjesërisht greke. A shikoni ngjashmëri mes Shqipërisë dhe Greqisë duke qenë se jemi edhe vende fqinje? A mendoni se Shqipëria mund të jetë një alternative për turistet që nuk duan te shpenzojnë shumë në vende të tjera, por të paguajnë më pak në Shqipëri?

Nina Hornewal: Në Greqi kemi një shprehje, ‘una façia, una razia’. Nuk ka shumë ndryshime mes dy vendeve. Sigurisht që ka dallime për shkak të historisë së dy vendeve por shikoj shumë ngjashmëri dhe nuk mendoj se ka shumë sfida sa i përket komunikimit. Dhe per t’iu përgjigjur pyetjes tuaj te dyte, po Shqipëria për ne është bërë tashmë një alternative, pjesë e klientelës tonë. Ne operojmë në Sarande prej pesë vjetësh. Pra e nisem në Tiranë dhe Durrës, me pas Dhërmi e Himare. Saranda është një arene e vjetër për Apollon.

Gazetari: Interesante. Kam një pyetje për zotin Larson. Kemi lexuar shume për Agjencinë Apollo, është agjencia juaj. Si nisi bashkëpunimi juaj me Shqipërinë?

Larson: Në fakt u rrit në Sarandë ashtu siç tha edhe Nina. Nisem të shikojmë një dritare mundësish kur dërguam njerëz në Korfuz dhe tani, më shumë se 30 përqind e klientëve tanë kryejnë një vizitë me anije në Sarande. Pra është duke u shndërruar në një alternative shume te madhe për Greqinë. Na pëlqeu shume ajo çfarë pamë në Sarande duke bërë që të zhvillojmë biznesin për pesë vjet atje. Kjo na bëri që këtë vit të vijnë klientë edhe në Durrës dhe siç e tha edhe Nina, ky sezon ka nisur shumë mirë në Shqipëri.

Gazetari: Por a shikoni pengesa?

Larson: Ka gjithmonë pengesa kur nis një aktivitet në një vend të ri, por unë shikoj me shumë mundësira, në fakt shikoj shumë shanse veçanërisht në bregdet dhe duhet ta zhvillojmë këtë për të ardhmen. Pra unë zgjedh që të shikoj mundësitë dhe jo pengesat.

Gazetarja: Si bashkëpunoni me kompanitë shqiptare? Dimë që po bashkëpunoni me Prestigj Resort, një nga resortet më të mëdha në Shqipëri, i cili ndodhet në Golem. Fillimisht si dëgjuat për Prestigj Resort?

Larson: Kemi kontrate me agjencitë turistike, kemi partnerë që gjithashtu gjejnë hotelet me te mira për ne dhe përmes tyre mësuam rreth Prestigj Resort dhe rezultoi te ishte një nga resortet më të mira që pame. Jam i sigurt që deri vitin tjetër do të jetë resorti numër një për në Shqipëri.

Gazetarja: Si vijnë turistët në Shqipëri për të rezervuar hotelet? Ju jeni kreu i agjencisë Happy Tours. Si vijnë ata, si kontaktojnë me ju?

Ilda Kasa: Ne fakt, ata nuk me kontaktojnë mua.

Gazetarja: Me kompaninë tuaj…

Ilda Kasa: Ata vijnë përmes agjencisë Apollo. Unë i mirëpres këtu. Jam si network për Apollon. Pra i unë vetëm i pres të ftuarit, por ata e organizojnë, ata ndërmarrin rrezikun. Ata merren me çështjen e pagesave dhe pjesën tjetër. Ata merren me fluturimet Charter. Ata organizojnë gjithçka, ndërsa ne bëjmë pjesën tonë.

Larson: Punë që nuk bëhet pa ju…

Ilda Kasa: Absolutisht. Ata janë një mbështetje e madhe për atë që bëjnë për ne…

Gazetari:
Perse e quani një rrezik të madh?

Ilda Kasa: Por është një rrezik i madh sepse ata paguajnë para në avancë që do të thotë, bllokim i pronave, të paguash paratë përpara, të paguash fluturimet me charter, të paguash reklamën, të kryesh shumë inspektime duke ardhur këtu, sepse është e vërtetë që Shqipëria është një vend i këndshëm dhe i bukur dhe jemi krenare për vendin tonë, por kemi të dyja anët e medaljes, kemi të mirën për të cilën jemi krenarë, por kemi gjithashtu shumë gjera për të përmirësuar dhe për të bërë.

Gazetari: Përshembull?

Ilda Kasa: Përshembull, infrastruktura pike se pari. Pastërtia, siguria dhe shëndetësia, ushqimet dhe pijet. Pra janë shume gjera për t’u bërë. Ne jemi një vend i ri sa i përket turizmit dhe nuk kemi traditë në këtë sektor dhe mendoj se e dimë të gjithë këtë. Gjithçka që kemi bërë gjatë këtyre viteve është se kemi parë, kemi mësuar dhe më pas i kemi hyre punës. Sot kemi mbështetjen e këtyre emrave të mëdhenj, brenda të rëndësishme për të cilët jemi të ndërtuar t’i kemi këtu sepse po bëjnë një reklamë të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Po bëjnë të njohur emrin e Shqipërisë jo vetëm të Prestigj Resort, por për të gjithë hotelet ata po bëjnë një reklamë fantastike. Ata gjithashtu po ndihmojnë shume sa i përket stafit, dhe menaxhimit qe është një suport fantastik.

Gazetari: Kam një pyetje për zotin Larson. Si ju duken kushtet në hotelet shqiptare dhe veçanërisht në Prestigj Hotel?

Larson: Në fakt me rendësi është ajo që na thotë klientët tanë.

Gazetari: Cila është përshtypja e tyre?

Larson: Përshtypja e tyre është shume pozitive. Klientët tanë japin nota shume te larta. Ata vlerësojnë shërbimin, ushqimin dhe gjithçka tjetër me nota shume te larta. Ngrohtësia e njerëzve gjithashtu është për t’u vlerësuar. Për ne ka qene një surprize shume pozitive nga përshtypjet qe kemi marre nga klientët.

Gazetari: Çfarë ofron ky resort për turistët që ju sillni këtu?

Larson: Pikë së pari ofron cilësi shumë të mirë, akomodim të shkëlqyer, ushqim shumë të mirë dhe është buzë detit që është një mrekulli.

Gazetari: Si ju është dukur ushqimi shqiptar?

Larson: Më pëlqen ushqimi shqiptar. Është si ushqimi grek apo kroat, por me pelqen shume peshku ketu apo frutat e detit. Cilesia është e mire.

Gazetarja: Sa i perket udhëtimeve me Charter. A mund te themi se kemi turiste me cilësore në Shqipëri? Pra a kemi turiste qe shpenzojnë shumë para këtu? Turiste që rrinë më shumë se dy tre ditë në Shqipëri? A kemi turiste që qëndrojnë këtu një javë, apo turistë qe kthehen këtu?

Ilda Kasa: Sigurisht. “Shpenzojnë shumë” është një shprehje e madhe.

Gazetarja: Nga cila shume fillojnë?

Ilda Kasa: Se pari ata nuk qëndrojnë një, dy apo tre netë. Minimumi qëndrojnë shtate dite por ndonjëherë qëndrojnë edhe dy jave. Ndonjëherë qëndrojnë dhjete dite. Ndonjëherë edhe 28 dite. Kemi pasur vizitore qe kane ardhur ne maj, dhe kane rezervuar për të ardhur edhe në shtator. Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Sa i përket shpenzimit te parave. Gjithçka është e organizuar sepse këta zotërinj dhe kompanitë qe ata përfaqësojnë sjellin me vete edhe stafin e tyre ne Shqipëri. Në Sarande, në Durrës dhe në të gjitha destinacionet e tjera. Ata kane ekipe shume profesionale qe ne bashkëpunim me ne bëjnë këtë pune. Ata organizojnë ekskursionet. Sigurisht qe turistet vijnë për diellin, detin dhe ushqimin, por kjo nuk është mjaftueshëm. Sigurisht qe ka edhe dembele që duan të qëndrojnë gjithë ditën në plazh, duke ngrënë…

Gazetari: Unë jam një prej tyre…

Ilda Kasa: Por ka edhe njerëz që duan të eksplorojnë destinacione të reja. Kjo për shkak se kemi qene një vend i mbyllur ndaj botes. Për këtë arsye janë të interesuar që të vizitojnë edhe Krujën apo Tiranën. Në këtë mënyrë ata vizitojnë edhe muzeumet.

Gazetari: Bëhen udhëtime të organizuara?

Ilda Kasa: Sigurisht qe te organizuara. Ata gjithashtu blejnë suvenirë. Hanë dreke atje. Pra kjo është e mirë edhe për Tiranën dhe Krujën sepse paratë shkojnë atje. Ata gjithashtu shkojnë në Durrës, vizitojnë amfiteatrin, muzeumin arkeologjik, vizitojne qytetin dhe shpenzojnë para edhe atje sepse blejnë konjakun e famshëm që kemi. Me pas ata shkojnë në Berat. Jemi krenare per kete qytet.

Gazetari: Po, është një qytet i bukur.

Ilda Kasa: Pra, edhe ne Berat shkojnë paratë e turisteve. Me pas shkojnë në veri, ne alpet e vendit tone. Ata bëjnë xhip Safari. Ata bëjnë kaq shume aktivitete dhe nuk qendrojnë gjithë ditën në hotel. Pra ata nuk paguajnë vetëm paketën për kompanitë, por janë duke shpenzuar shumë para në vend duke pasur parasysh çmimët tona dhe ato që në ofrojmë.

Gazetarja: Nga sa fillon kjo shumë?

Ilda Kasa: Në ditë? Nuk mund ta llogaris këtu sesa shpenzojnë, por duke u bazuar të çmimet që kemi ne, mund të jenë 100 euro për person. Mund të jenë edhe me pak.

Gazetarja: A ka turiste qe kthehen ne Shqiperi?

Ilda Kasa: Sigurisht qe kthehen. Kemi katër vjet qe punojmë me udhëtimet charter. Sigurisht qe nuk mund te kënaqim 100 perqind, është e pamundur sepse kjo nuk ndodh as në destinacionet më të mira por ka njerëz që kthehen, por gjithmonë janë njerëz që mendojnë pozitivisht dhe japin ide që kanë të bëjnë transportin publik apo dobësitë të cilat ne i dimë që i kemi.

Gazetari: Zoti Hartman, kam një pyetjet për ju. Kemi pare turiste gjermane të cilët qendrojnë në resorte në Turqi apo Greqi përgjate gjithë vitit. Është ndoshta me e lire për ata sesa të paguajnë taksat apo gazin në vendin e tyre apo të përballen me kushtet e motit në vendet e tyre ku është ftohtë dhe ku mungon dielli. A e shikoni perspektiven e këtyre turisteve edhe ne Shqipëri?

Hartman: Është një rrugë e gjatë për këtë. Për momentin keni një sezon shumë te shkurtër në Shqipëri po ta krahasosh me Greqinë apo në veçanti Turqinë, Egjiptin apo Tunizinë ku sezonet janë shumë të gjata. Eshte e vërtetë që është më lirë sesa të qendrosh në shtëpi, për këtë arsye gjermane qëndrojnë gjate gjithe vitit ne Tunizi apo në Turqi. Se dyti duhet te keni produktin e duhur. Pra nuk duhen vetëm plazhet sepse në dimër nuk mund të futesh në det, por duhen edhe ambiente te mëdha relaksimi SPA, ambiente sportive, apo oferta ekskursionesh.

Gazetari: Mund t’i gjeni këto në Prestigj Resort në fakt.

Hartman: E vërtetë, por nevojiten edhe dyqanet e hapura, nevojitet infrastruktura qe do te thotë shume investime. Qëllimi kryesor ne Shqipëri duhet te jete qe te zgjatet sezoni sepse moti është i mirë, me pas te investohet ne akomodim, qe te këtë oferta te mira gjate dimrit dhe me pas do të vijë edhe dita kur resortet të jenë të shfrytëzueshme 365 ditët e vitit. Por është një rrugë e gjatë deri atje. Gjithmonë duhet te shikoni se jeni ne konkurrence te forte me te tjerët. Ne kemi miliona kliente por asnjeri prej tyre qe udhëton dhjete here ne Majorka nuk bën me ekskursione atje sepse e kane vizituar aq shume atë vend, dhe ky atraksion i përket Shqipërisë sepse është destinacion i ri, njerezit do te interesoheshin per historinë e këtij vendi, per kulturen qe keni këtu, te interesuar për ushqimin shqiptar, ndërsa nga ana tjetër do të vijnë këtu për shkak te produktit, për shkak te hotelit. Edhe ky produkt duhet te jete konkurrues qe turistet te kthehen serish. Kemi parë zhvillime shume te mira por nuk është ende volumi për të cilën në kemi nevoje qe te kemi me shume turiste nga Gjermania. Pra ka ende shume pune për t’u bërë.

Gazetarja: A keni një numër turistësh që kanë ardhur në Shqipëri?

Hartman: Po, janë rreth 40 mije klientë nga vendet nordike. Nga Europa lindore kemi pasur rreth 5 mije deri ne 10 mije klientë. Kemi turiste nga Gjermania, le të themi rreth 1 mijë të tillë. Por nëse e krahasoni këtë me destinacionet e tjera, është shumë i vogël. Nuk është aty ku do të duhej të ishte.

Gazetarja: Çfarë mund të përmiresojmë për të rritur numrin e turisteve?

Gazetari: Na jepni disa sugjerime…

Hartman: Ka disa. Një pjese e degjuar tashme, cilësia duhet te jete e mire, siguria dhe shëndetësia është me shume rendësi. qendrueshmeria, te krijojmë destinacione ku mund të shkosh me një ndjesi te mire. Kjo është me shumë rëndësi. Nëse ju pelqen ambienti qe ju rrethon, kjo ka shume rendësi për njerëzit. Gjithashtu me shume rëndësi eshët imazhi. Për shkak se ndryshimet kane qene te shpejta, ndryshimi i imazhit do kohen e vet. Ende ne Evropën perëndimore njerëzit kane ide te ndryshme pe rate çfarë përfaqëson Shqipëria. Ne fakt Shqipëria është një vend i bukur, me plazhe te bukura dhe shume i hapur por ndryshimi i imazhit kërkon kohe. Për këtë luajnë rol edhe ambasadoret tuaj jashtë vendit. Ne fakt, çdo klient i joni është një ambasador për Shqipërinë sepse kur kthehen në shtëpinë e tyre te kënaqur nga pushimet, ata e transmetojnë kete ndjesi tek te tjerët. Do t’i këshillojnë edhe te tjerët që të shkojnë në Shqipëri sepse është një vend i këndshëm, ndoshta një vend për te cilin askush nuk kishte menduar me pare. Eshte çmenduri sepse jemi kaq afër, por Shqipëria nuk njihet shume. Prandaj duhet te punojmë ne këtë drejtim.

Gazetari: Cfarë thonë në përgjithësi klientët që vizitojnë Shqipërinë?

Hartman: Në fakt nuk kemi pasur shume turiste gjermane, por ata njerëz që e kanë eksporuar një herë këtë vend, ndoshta edhe me çanta shpine kthehen ne Gjermani dhe tregojnë histori shume te bukura për Shqipërinë, por numri i turisteve është i vogël. Ajo që duhet të bëjmë, në Gjermani kemi mbi 2000 dyqane ku reklamohen udhëtimet. Këta njerëz që punojnë në këto dyqane duhet të rekomandojnë Shqipërinë tek turistet sepse askush nuk vjen tek zyrat për të kërkuar informacion mbi shqiperine. Ajo qe duhet të bëjmë është që ta rekomandojmë Shqiperine në çdo moment. Nëse dikush vjen dhe kërkon informacion mbi Majorken, ne u themi atyre, që shikoni se kemi edhe këtë destinacion tjetër, Durresin, një qytet me mot te bukur, plazh shume te mire dhe për momentin edhe me lire. Kjo gjë ka të bëjë edhe me besimin. pra duhet ti bindim klientët tanë se pushimet e tyre në Shqipëri do te jene te bukura. Pra nevojitet te rritet besimi. Së dyti, ne po shesim shume produkte online dhe Shqipërinë duhet ta rekomandojmë edhe përmes internetit.

Gazetarja: Mendoni se çmimet në Shqipëri jane dicka pozitive për të tërhequr turiste? Pra janë këto çmime më të lira se ne vendet e tjera të Mesdheut?

Hartman: Për momentin është një çmim i mire. Nuk dua të them çmim i lirë apo çmim i shtrenjtë…

Gazetarja: Krahasuar me atë çfarë marrin si sherbim.

Hartman: Po, cilësia është e mire dhe e marrin për një çmim te arsyeshëm. Ne këtë mënyrë tërheq familjet për të ardhur këtu. Kur klientët kthehen ne shtëpi te kënaqur, sigurisht që herën tjetër janë të gatshëm të paguajnë më shumë. Pastaj vjen momenti kur njerëzit vijnë të agjencitë e udhëtimit dhe pyesin për Shqipërinë. Këtë pikë do ta arrijmë nëse ofrojmë cilësi dhe njerëzit shprehen të kënaqur duke ia rekomanduar edhe njeri tjetrit.

Gazetari: Zoti Larson, kemi folur për plazhet. Ç’mund të themi për turizmin malor? A ka njerëz që duan të vizitojnë malet e bukura të Shqipërisë?

Larson: Po, për këtë duhet me shumë kohë. Turistet e huaj kryesisht vijnë për plazhet. Mund ta shikojme ne rajonin e Pargës që është shumë pranë Sarandës, ku në fillim u zhvillua turizmi detar, dhe tashmë po zhvillohet turizmi malor. Padyshim që edhe turizmi malor ka një treg te zhvilluar, por numri i turisteve është më i vogël. Për të ardhur në Shqipëri duhen charterat dhe për të pasur charterat nevojitet volumi i turisteve. Duke zhvilluar turizmin detar, me pas zhvillon edhe turizmin malor, ku me pas ndërtohen ambientet sportive, apo për hajking.

Gazetarja: Çfarë mund të themi për rezervimet e hoteleve. A janë tashmë të rezervuara ato? A keni një listë të tyre?

Ilda Kasa: Sigurisht qe i kemi ato. Ata punojne ne avance dhe sigurisht qe ata kane politikat e tyre. Ata bejne ate qe njihet si PR, kane ekskluzivitetin e rezervimeve të hershme. Kjo është politika e kompanisë. Të gjithë avionet charter vijnë të mbushur plot.

Larson: Pra ne marrin garanci për numrin e dhomave te hoteleve për të mundësuar me pas edhe avionet charter plotë me turiste.

Gazetari: Po sa i përket resortit ‘Prestigj’. A ka me dhoma të lira për këtë sezon?

Ilda Kasa: E kemi tejkaluar me rezervime, por do ta zgjidhim këtë.

Gazetari: Ishte shumë kënaqësi dhe faleminderit shumë që e promovoni Shqipërinë dhe turizmin shqiptar në vendet tuaja.

Gazetarja:
Nëse keni ndonjë këshillë tjetër për të gjithë ata që duan të vizitojnë Shqiperinë. Më pak fjale çfarë do t’u këshillonit?

Nina Horneëal: Keshille per klientet? Shpresoj qe ata te bejne siç tha zonja Kasa ne fillim, qe te mos rrinë gjithë ditën në pishinë apo plazh, por të vizitojnë edhe kryeqytetin, të shkojnë në Krujë, të vizitojnë malet dhe të përpiqen që të eksplorojnë vendin sepse është i bukur dhe interesant.

Gazetarja: Si e shikoni të ardhmen e Shqipërisë për turizmin?

Nina Horneëal: Jam shumë optimiste, e thashë me herët dhe do e them serish. Gjithçka varet nga ajo qe bëjmëe se bashku sepse kemi shume pune përpara nesh. Duhet te jemi te vetedijshëm se kur klientët vijnë për herë të parë, për shkak te imazhit qe zoti Hartman e përshkroi, pritshmëritë janë shume të ulëta. Por kur ata kthehen serish pritshmëritë rriten. Më pas fillon puna e veshtirë. Por jam shumë optimiste. Mendoj se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur si vend turistik.

Gazetarja: Le të shpresojmë. Ju?

Hartman: Nëse do e rekomandoja, turistëve në vendet tona do u thoja se nëse duan të vizitojnë një vend të ri. atehere shkoni ne Shqipëri, sepse keni qene ne Turqi, keni qene ne Greqi, keni ne qene Spanje. Provoni diçka të re, do te jete emocionuese, do te takoni njërez interesant dhe eshte nje rekomandim për njerëz të cilët vërtet deshirojnë pushime cilësore me çmime të arsyeshme.

Larson: Ashtu siç tha edhe Nina, duhet te eksploroni këtë vend, jo vetëm plazhin, por edhe të njihni njerëzit, të provoni ushqimet, të njihni kuturën dhe te përfitoni që të jeni ndër të parët turistë të një vendi që nuk njihet shumë në perëndim sepse deri para 30 vjetësh ishte i izoluar.

Gazetari: Vizitojeni tani që është një vend i virgjër.

Larson: Dhe pasi ta vizitojne tu thone miqve qe kemi qene ne Shqiperi, nje vend i bukur. eshte gjithmonë bukur te jesh vizitor i pare.

Ilda Kasa: Dhe për mua dua te them edhe një here, faleminderit për mbështetjen, faleminderit për besimin, dhe dua ta mbyll me fjalët e zotit Hartman, që Shqipëria nuk është shumë larg. Ne jemi këtu.

Gazetarja:
Dhe ne ju mirëpresim. Faleminderit. Ishte kënaqësi që zhvilluam këtë bisede.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb