BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Sport
28 Shkurt 2013 - 05:42 | LAJME
TRANSLATE
 
Iniesta: E mundim Milanin, gati të vë duart në zjarr
Iniesta: E mundim Milanin, gati të vë duart në zjarrHumbja 1-3 ndaj Realit të Madridit ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi Barcelonën, skuadrën që deri dy javë më parë mendohej si e pathyeshme. 

Disfata në Kupën e Mbretit pasoi atë ndaj Milanit në Champions League, ndërsa çudia e të gjithëve, ka qenë mënyra sesi katalanasit i luajtën këtë ndeshje. Një skuadër pa grintë, e lodhur, pa ide dhe me një Mesi të shuar, thuajse ka minuar besimin e tifozëve te pathyeshmëria e saj. 

Mediat spanjolle e kanë “masakruar” ditën e djeshme skuadrën blaugrana, ndërkohë që tani pritet vetëm ndeshja me Milanin për të kuptuar nëse ekipi që ndërtoi Pep Guardiola ekziston akoma. “Me Milanin na duhet një tjetër fytyrë, përndryshe jemi jashtë”, deklaroi ndihmës trajneri Xhordi Roura. Për Andres Iniestën, Barça duhet të rikthehet të jetë Barça, ndërsa vëmendja duhet të përqendrohet te ndeshja e kthimit ndaj Milanit. 

“Duhet të korrigjojmë gabimet që bëmë në “San Siro”, - tha ai. – Në datën 12, ndaj Milanit, ka vlerë vetëm fitorja. Është një finale dhe duhet të zbresim në fushë sikur të varej edhe jeta jonë nga kjo ndeshje. Për të kaluar të tetat e finales duhet të bëjmë shumë gola dhe të mos pësojmë asgjë. Jam i sigurt se do ta mundim Milanin dhe do ta kalojmë këtë fazë të Champions League. Jam gati të vë duart në zjarr për këtë”, u shpreh lojtari katalanas. 

Autokritika
Iniesta ka kërkuar qetësi nga skuadra, pasi humbjet me Milanin e Realin kanë çuar ndoshta në një krizë identiteti disa prej lojtarëve. “Nuk duhet, që vetëm se humbëm dy ndeshje, të themi që Tito Vilanova duhet të kthehet. Më i rëndësishëm është shëndeti i tij. Jemi duke pësuar më shuma gola se ç’e parashikonim dhe e gjitha kjo na e ka bërë gjendjen të vështirë. Për të kaluar këtë moment duhet të bëjmë autokritikë dhe nuk duhet të harrojmë se jemi kryesuesit e kampionatit. Gjërat duhen parë në perspektivë”, deklaroi Andres Iniesta. Në lidhje me humbjen ndaj Realit, ai nuk gjen asnjë alibi. “Ishte një goditje shumë e rëndë. Jemi të gjithë të mërzitur”, tha fantazisti. Ndërkohë, një moment i veçantë është forma e Mesit, i cili ditën e djeshme nuk u stërvit, pasi ka qenë me temperaturë. Barça shpreson që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Realit të shtunën, megjithë formën e tij të dobët. “Gjithçka po na ndodh është problem skuadre, jo i Mesit”, u shpreh Iniesta.
Rosell
Një ditë pas disfatës kundër Realit, presidenti i Barcelonës Sandro Rosell ka fluturuar për në Nju Jork, për të takuar trajnerin Tito Vilanova dhe për të gjetur një zgjidhje për krizën katalanase. Numri 1 i Barçës dëshiron që Vilanova të jetë në pankinë që në ndeshjen e 12 marsit kundër Milanit, por mjekët amerikanë nuk duken të gatshëm t’i japin OK-in trajnerit spanjoll. Vilanova është duke zhvilluar disa cikla kemioterapike për t’u shëruar nga kanceri.

(a.k/A.Latifi/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga FERIZAJLIA, FERIZAJ mė 03-03-2013 nė 04:06
Iniesta me vjen keq por kesaj here po rrini ne Spanje e nuk po shkoni tutje, krejt qka eshte e mundur te beni ne Barcelone me Milanin eshte barazimi, ky eshte maksimumi qka mundeni me arrit, nuk e dua Milanon hiq mirepo ky eshte realiteti.
       Shqiperia
28 Korrik 2014
Ja si u grabitën pushuesit kosovarë në Rrugën e Kombit
Prokuroria e Lezhës ka zbardhur skemën e plotë të grabitjes së kosovarëve që vinin për të pushuar në Shqipëri. Bëhet fjalë për dy të rinjtë Ardit Maxhuni dhe Anton Nikolli, të dy nga 22 vjeç, të cilët në gusht të 2013-ës kanë grabitur nën kërcënimin e armës disa shtetas kosovarë që udhëtonin për në Shqipëri përmes Rrugës së Kombit
KOMENTO
       Kosova
27 Korrik 2014
Lista Serbe në pritje të Kushtetueses
Ministri në largim për Kthim dhe Komunitete Dalibor Jeftic, ka thënë se shoqëria kosovare duhet të dalë sa më shpejt që është e mundur nga situata në të cilën është
KOMENTO
       Rajoni
26 Korrik 2014
51 vite nga tėrmeti katastrofal nė Shkup- FOTO
Shkupi e shėnon 51-vjetorin nga tėrmeti katastrofal i 26 korrikut tė vitit 1963 ku humbėn jetėn 1.070 persona dhe u lėnduan 3.000 tė tjerė. Nė ditėn e tėrmetit, 26 korrik aktivitete pėrkujtimore do tė fillojė nė orėn 10:00 me vendosjen e luleve nė varrezat e qytetit nė Butel, para pėrmendores tė viktimave tė tėrmetit
KOMENTO
       Bota
27 Korrik 2014
Avionin i rrëzuar në Mali, francezët vijojnë hetime
Shefi i Zyrës së Hetimeve të Francës, Remi Jouty, tha sot në Paris se puna do të vazhdoj pak ditë dhe se hetuesit do t’i analizojnë edhe të dhënat nga kutitë e zeza dhe do t’i shqyrtojnë informacionet për motin, që ka mbretëruar në kohën e rrëzimit
KOMENTO
       Sport
27 Korrik 2014
Barcelona ringjall interes pėr Agger
Barcelona dėshiron qė tė sjellė nė ekip njė tjetėr qendėrmbrojtės. Sipas Sport, ėshtė klubi katalanas ai qė po kėrkon me ngulm transferimin e Agger. Sezonin e kaluar pista e Agger ishte shumė e hapur por transferimi dėshtoi

KOMENTO
       Kulture
27 Korrik 2014
Sadik Bejko: Nasho gaboi, Kadare s’foli për romani, miqtë atëherë të shisnin
Epoka e revolucionit, thotë Kundera, ishte epoka kur "poeti mbretëronte me xhelatin". Jo pak, por qindra e mijëra vëllime me poezi janë shkruar nën diktaturë. Me të vërtetë, ato janë poezi?
KOMENTO (8)
       Metropol
27 Korrik 2014
Shkodran Mustafi kthehet nė shtėpi, shijon pushimet
Shkodran Mustafi, i cili u shpall kampion bote me Gjermaninė ėshtė kthyer nė shtėpinė e tij nė Gostivar. Mustafi po kalon pushimet me familjen e tij.
Ai ka publikuar njė fotografi nė rrjetet sociale, duke treguar se ėshtė kthyer aty nga ka filluar.

KOMENTO (1)
       Teknologji
27 Korrik 2014
Kthejeni fytyrën tuaj në një ikonë bisede në internet
Ju pëlqen të bëni foto dhe t’i postoni ato në internet, dhe doni që të shihen nga shumë njerëz? Me aplikacionin e ri për pajisjet mobile, i quajtur Imoji, ju do të keni mundësi të habisni të gjithë ata, me të cilët dërgoni mesazhe, me simbolet e fytyrës tuaj
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
 
 
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Shakira 12 vjeēe, ja si kėndon e kėrcen
 
 
BALKANWEB.TV
“Territorialja”, banorėt e Bradasheshit protestė: Jemi kundėr bashkimit me Elbasanin
 
 
BALKANWEB.TV
Dako shtron iftar: Bashkėjetesa fetare vlerė e kombit tonė
 
 
BALKANWEB.TV
Rritja e vetėvrasjeve, MPB shkresė 12 drejtorive tė policisė
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Reklamat e kushtueshme tė Ramės, njė mashtrim mė shumė pėr 300 ditėt
 
 
BALKANWEB.TV
Territorialja, Brokaj: Dule kėrkon destabilitet
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Krimi nė Parlament, e papranueshme heshtja e Ramės
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma territoriale, AK: Ndarja mbi baza etnike e paligjshme
 
 
BALKANWEB.TV
Hajduti i Bankės sė Shqipėrisė, hetim pėr certifikatėn e sigurisė
 
 
BALKANWEB.TV
Qenit i bie tė fikėt nga gėzimi!
 
 
BALKANWEB.TV
NSA ka pėrgjuar Berishėn dhe Thacin
 
 
BALKANWEB.TV
Moti per sot 26 korrik
 
 
BALKANWEB.TV
Drejtori i Njėsisė kufitare britanike -emigrantėve: Mos hyni ilegalisht, do t’iu dėbojmė
 
 
BALKANWEB.TV
PD: 16 ditė heshtje, Rama 16 herė fajtor pėr inkriminimin e Parlamentit
 
 
BALKANWEB.TV
Shkodėr, banorėt nė protestė kundėr reformės territoriale, bllokojnė rrugėn
 
 
 
 
FOTOGALERI
Ja e dashura 25-vjeēare e Diego Maradonas
 
 
FOTOGALERI
Jahti 100 milionė $ i Steve Jobs, nė portin e Brindisit
 
 
FOTOGALERI
Motori i Mercedesit tė Hamiltonit nė flakė
 
 
FOTOGALERI
JLo feston 45-vjetorin me njė festė madhėshtore 100 mijė dollarėshe
 
 
FOTOGALERI
Martohet Nada, vajza e –ish Presidentit Topi
 
 
FOTOGALERI
La Pascualita, nusja kufomė e Meksikės
 
 
FOTOGALERI
Victoria Beckham, 13 unaza martese me vlerė 4 milionė paund
 
 
FOTOGALERI
51 vite nga tėrmeti katastrofal nė Shkup
 
 
FOTOGALERI
Artistja braziliane bėn fustane vetėm me kondomė
 
 
FOTOGALERI
Yjet: Qetėsi, flet bluza ime
 
 
FOTOGALERI
Ferizaj, kalimtarja plagoset rėndė nga njė pllake betoni
 
 
FOTOGALERI
Njė suitė pėr koncerte nė mes tė natyrės
 
 
FOTOGALERI
Modelet mė tė shėmtuara tė flokėve qė keni parė ndonjehere
 
 
FOTOGALERI
Gaza, brenda tuneleve qė kėrcėnojnė Izraelin
 
 
FOTOGALERI
Zanfina Ismaili: Hera e parė qė zhvishem, pse tė mos e tregoj bukurinė
 
 
FOTOGALERI
Mot i keq ne Milano, nje gropė 12 metra hapet nė qytet
 
 
FOTOGALERI
Mė mirė boxer apo slip? Vera ka ardhur, meshkujt nxjerrin anėn e tyre mė tė mirė
 
 
FOTOGALERI
Nga Italia nė Zelandėn e Re, parqet mė tė bukura kombėtare