Këngëtari i njohur Sting dhe kantautori amerikan James Taylor do të jenë të ftuar në Sanremo 2018, që do të zhvillohet prej datës 6 deri më 10 shkurt në teatrin Ariston.

Në festivalin që do të drejtohet nga ‘kapiteni’ Claudio Baglioni, dy artistët do të interpretojnë në skenën e festivalit më madh të muzikës italiane.

Sting dhe Taylor do t’i bëjnë homazh muzikës italiane, ashtu siç Baglioni kishte paralajmëruar në konferencën për shtyp mbi Sanremon, ku deklaroi se të gjithë mysafirët e festivalit do të realizojnë një tribut për muzikën italiane.

Performanca e Sting parashikon edhe një këngë me këngëtaren e re italiane Shaggy për të prezantuar albumin, që do të dalë së shpejti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: