ANKARA– Rusia ka penguar vazhdimisht një hetim të pavarur të Kombeve të Bashkuara mbi armët kimike në Siri, duke mos i lënë anëtarëve të NATO-s “zgjedhje tjetër përveç se të veprojnë siç vepruan”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Ankara me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu.

“Kishte arsye mëse të mjaftueshme për të vepruar dhe po të mos veprohej do të ishte dobësuar ndalimi i armëve kimike”, shpjegoi Stoltenberg.

Ai ripërsëriti gjithashtu se “Perëndimi nuk mund të qëndrojë në heshtje aty ku përdoren armë kimike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb