Është e rëndësishme të kuptohet se nuk ka ligj natyror sipas së cilit NATO duhet të ekzistojë përgjithmonë. Këtë e deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg para fillimit të takimit të sotëm të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të aleancës ushtarako – politike.

“Duhet ta ruajmë Aleancën dhe ta modernizojmë. Po përpiqem që ta kufizoj sa është e mundur ndikimin negativ të mospajtimeve në NATO. Deri më tani ato nuk u reflektuan aq shumë, nuk e di se si do të jetë në të ardhmen”, shtoi ai.

“Detyra ime kryesore është 29-të shtetet e Aleancës të mbeten së bashku prandaj kërkoj bazë të përbashkët. Për çështjen kryesore jemi unanimë – shpenzimet për mbrojtjen nuk ndahen në mënyrë të barabartë”, tha Stoltenberg.

Me rastin e mëngjesit të sotëm me presidentin e SHBA-së, në të cilin Donald Tramp nënvizoi se Gjermania është e varur prej Rusisë për gazin dhe për shpenzimet e ulëta në mbrojtje, Stoltenberg theksoi se Tramp është i qartë.

“SHBA-ja e pagoi mëngjesin – lëng të mirë portokalli dhe fetë të thekura buke”, saktësoi ai.

Ai theksoi se NATO është gjysma e fuqisë botërore dhe tregtare.

“Dy luftërat botërore dhe Lufta e Ftohtë treguan se së bashku jemi më të fuqishëm, kjo është e mirë për të gjithë, veçanërisht për SHBA-në, pasi që i mundëson të jenë fuqi botërore – ata mund të jenë të pranishëm në Azi dhe në Afrikë. Evropa është ajo e cila i ndihmoi SHBA-së (pas 11 shtatorit të vitit 2001). Nuk ekziston një fuqi apo shtet tjetër me po kaq aleatë në botë sikurse SHBA-ja. Së bashku jemi gjysma e fuqisë botërore dhe tregtare”, theksoi Stoltenberg, në kontekst të deklaratës së kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk se SHBA-ja duhet t’i çmojë aleatët, pasi që nuk janë shumë.

“Nuk shohim kanosje të drejtpërdrejt për Rusinë për disa prej aleatëve të NATO-s. Qasja ime ndaj Moskës është ndërtuar në bazë të përvojës time prej viteve të 90-ta si ministër. Madje gjatë Luftës së Ftohtë, Norvegjia pati marrëdhënie me Moskën. Ka nevojë të jemi të fuqishëm, të investojmë në sigurinë – atëherë mund të udhëheqim bisedë politike me Rusinë. Por, nuk e pranojmë përzierjen ruse në punët e brendshme të shteteve të tjera, si sulmin në Solsberi, ngjarjet në Krime. Kjo nuk do të thotë se duhet të ndërpriten bisedimet me Moskën”, tha Stoltenberg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: