Nëse ekzistojnë predispozita për sëmundjen e mishit të dhëmbëve apo infeksionin e gavrës së gojës, vështirësitë mund të përkeqësohen nëse çdo ditë përjetojnë situata stresuese.

Mbase tingëllon e pabesueshme, aq më parë në kontekstin e listës gjithnjë e më të gjatë të sëmundjeve për të cilat shkaktar është stresi, por edhe shumë probleme stomatologjike të shkaktuara nga nervozizmi dhe stresi.

Ekzistojnë disa probleme më të shpeshta me dhëmbët, për të cilat rrallë mendohet që kanë lidhje me gjendjen psikike të pacientit dhe në të vërtetë kanë lidhje gjithsesi:

Kërcëllitja e dhëmbëve

Më së shpeshti kërcëllitja ndodh pa vetëdije dhe gjatë gjumit. Nëse vëreni që dhëmbët gjithnjë e më shumë shkurtohen dhe bëhen “të tejdukshëm” në vende të caktuara, me siguri është e nevojshme goma apo folia me të cilat kërcëllitja do të pamundësohet.

Kafshoni pjesën e brendshme të faqes

Për disa njerëz kjo shprehi është e zhvilluar si mënyrë për ballafaqim me stresin. Akupunktura apo hipnoza janë tretmanë, të cilët mund të përdoren për eliminimin dhe pengimin e kësaj shprehie.

Gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve

Kjo me siguri është shenjë e sëmundjes së mishit të dhëmbëve (gingivitis apo periodontoza), e cila është e shkaktuar apo e përkeqësuar nga stresi. Infeksione të shpeshta orale (afte dhe fistula). Stresi gjithashtu mund të jetë shkaktar, sepse ia pamundëson trupit që të luftojë kundër infeksioneve. Këtu mund të ndihmojnë antibiotikët dhe shërimi i hollësishëm.

Dhembja në nyja të nofullave

Në disa raste nevojitet tretmani i nofullës, sikur splinti special apo botoksi, në mënyrë që muskuli të lirohet.

Problemi me kanalet në rrënjët e dhëmbëve

Këtu stresi gjithashtu është shkaktar, sepse ky problem shfaqet shpesh te njerëzit të cilët kërcëllijnë dhëmbët dhe të cilëve nervat e dhëmbëve u janë të ekspozuar. Pastrimi i kanaleve është i obligueshëm.

Era e keqe

Thartirat e stomakut mund të grumbullohen kur jeni vazhdimisht nën stres dhe çojnë deri te refluksi i cili shkakton erën e keqe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb