Një studim i ri ka mësuar se personat inteligjentë janë më të prirë të kenë sëmundje mendore.

Hulumtuesit kanë anketuar 3715 anëtarë, ku kriter për t’u bërë anëtar është të pasurit një nivel të inteligjencës (IQ) mbi 130 .

Rezultatet e tyre kanë treguar se njerëzit inteligjentë kanë një tru ‘hipernervoz’.
Kjo do të thotë se truri i tyre është më i alarmuar se çfarë po ndodhë rreth tyre, e kjo ndikon që sistemi i tyre qendror nervor të jetë më reaktiv.

Reagimet mund të jenë si frikësimi nga një zhurmë, etj.

Shkencëtarët thonë se personat inteligjentë kanë dy deri në katër herë më shumë shanse të diagnostikohen me ndonjë sëmundje mendore, siç është ADHD, shqetësimi, depresioni, etj, krahasuar me ata të cilët kanë inteligjencë më të vogël.

Rezultatet e këtij anketimi janë publikuar në ‘Science Direct’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb