NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
4 vezë të plota
4 të verdha veze
½ gotë sheqer
½ gotë miell
1 bustinë vanilje
250 gr çokollatë fondente
200 gr gjalpë
Përgatitja
Fillimisht vendosim çokollatën të shkrijë në banjomari dhe e lemë mënjëanë ti bie pak temperatura.

Rrahim shumë mirë sheqerin së bashku me vezët derisa sheqeri të tretet dhe të krijohet një masë kremoze homogjene. Më pas shtojmë miellin e trazuar me vaniljen dhe çokollatën e tretur së bashku me gjalpin e shkrirë.

E trazojmë mirë brumin dhe e vendosim në forma të veçanta individuale ose në një tavë të përbashkët. E vendosim suflenë në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 8-9 minuta.

Pasi të ftohet e servirim suflenë me çokollatë shoqëruar me një kupë akullore sipas preferencës tuaj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb