Skënderbeu është gjithnjë e më shumë i përfshirë nga ankthi dhe pritja për të marrë vendimin e KAS-it në lidhje me pjesëmarrjen në Europë për sezonin e ardhshëm apo jo. Pavarësisht se në fillim u fol se data 5 qershor do të ishte edhe dita kur KAS do të shprehej në lidhje me këtë çështje, ende nuk ka asnjë të re për sa i përket të ardhmes së klubit bardhekuq.

Mirëpo, burime pranë klubit kampion bëjnë me dije se data e fundit në bazë të afateve të përcaktuara, për sa i përket kërkesës për ngrirje të vendimit të UEFA-s në formën e sigurimit të padisë, përfundojnë ditën e sotme dhe me shumë mundësi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të shprehet me një e-mail zyrtar drejtuar palëve të interesuara që në këtë pikë janë Skënderbeu, Federata Shqiptare e Futbollit dhe vetë UEFA si organizator i kompeticionit.

Mirëpo, duke parë se dita e sotme është ditë pushimi zyrtar, si pjesë e fundjavës, mund të ndodhë që ky vendim të jepet ditën e hënë nga ana e KAS-it në Lozanë. Deri atëherë, Skënderbeu do të jetë në pritje për të mësuar fatin e vet për sezonin e ri futbollistik në Europë, që do të vendosë shumë. /PanoramaSport- http://www.panorama.com.al/sport/syte-nga-kas-ja-kur-del-pergjigjia-per-ceshtjen-skenderbeu/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb