Një ngjarje që jo rrallë ndodh në institucionet mjekësore në vend, është arritur të filmohet nga një kamera amatore në urgjencën e spitalit të Durrësit, disa ditë më parë.

Nga pamjet duket se si një person rreth të dyzetave konfliktohet ashpër me një person nga stafi i spitalit, i cili mendohet të jetë mjek. Nuk dihet saktësisht arsyeja e këtij konfrontimi, por debati degjeneron deri në atë pikë sa personazhet e sherrit përpak sa nuk kacafyten.

Në një moment, personi civil që mendohet të jetë familjar apo shoqërues i një të sëmuri, i drejtohet personit nga stafi me fjalët “ta këpus kokën si të zogut”.

U desh ndërhyrja e personave të tjerë të pranishëm, që situata të qetësohej disi.

Skena të tilla janë të shpeshta në mjediset spitalore dhe ndoshta mund të jetë e nevojshme edhe prania e sigurisë, pasi sherre të tilla mund të degjenerojnë në dhunë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb