TAJLANDE-Në Hollywood po mendojnë që tani të bëjnë një film për historinë e 12 djemve tajlandezë që u nxorrën nga shpella pas 18 ditësh.
Producentët amerikanë ishin në zonën e Tham Luang teksa zhytësit po përpiqeshin të nxirrnin prej andej djemtë-futbollistë dhe ambulancat po i transportonin në spital.
Më pas Fifa i fton për të marrë pjesë në finalen e Botërorit (ku sigurisht nuk mund të shkojnë), ka komente nga shumë futbollistë të famshëm për ngjarjen dramatike. Por shumë prej tyre kërkojnë qetësinë e djemve, të cilët dolën nga burgu i tyre nëntokësor, ku u mendua më e keqja. ’Këta djem nuk janë heronj- thotë Narongsak Osottanakorn, guvernatori i provincës së Chiang Rai, zonë ku ndodhej shpella Tham Luang. Patën një aksident dhe përfunduar ne reflektorët e të gjithë botës. Por janë vetëm fëmijë. Le ti lëmë të qetë. Kanë nevojë të marrin veten pas asaj eksperience të tmerrshme dhe duhet të kthehen në shkollë’.
Por është e vështirë që vëmendje mediatike që është ndezur shumë rreth rastit të tyre të shuhet lehtë. Në zonën ku ndodhi ngjarja, në xhunglën e humbur, ku ndodhej shpella, kanë mbërritur edhe producentët kinematografikë.
Film dhe muze interaktiv.
Drejtori menaxher i Pure Flix (një studio kinematografike me qendër në Arizona), Michael Scott, që jeton në Tajlandë, tre muaj të vitit, nuk e ka lënë ti ikë mundësia dhe ka shkuar menjëherë në shpellë, duke i thënë gazetarëve të imagjinojnë ‘një film të rëndësishëm të Hollyëood’ të interpretuar nga superyje dhe ka mbledhur dhjetëra intervista në vendin e ngjarjes. Por gjithashtu mendohet edhe një muze interaktiv ku mendohet të rindërtohet atmosfera e jetuar nga djemtë, ditët e burgosjes dhe ato të daljes së tyre nga shpella. Me pak fjalë do të jetë e vështirë që djemtë të kenë mundësi t’i kthehen jetës normale.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb