Në ambientet e FSHF-së është mbajtur sot një takim mes zyrtarëve të federatës, Policisë së Shtetit dhe “Tifozave Kuq e Zi”. E gjitha kjo erdhi si pasojë e bojkotit që tifogrupi më i zjarrtë në mbështetje të kombëtares i ka bërë stadiumeve shqiptare, me pretekstin se uniformat blu kanë janë sjellë ndaj tyre në mënyrë aspak korrekte.

Mbledhja e mbajtur për të gjetur një emërues të përbashkët mes palëve ka zgjatur jo pak, me kreun e FSHF-së Armando Duka, i cili ka hedhur dritë mbi atë që ndodhi.

“Ishte një takim i domosdoshëm me grupimin e tifozëve të kombëtares . Të gjithë kishim një qëllim të përbashkët: ta ndihmojnë kombëtaren tonë të futbollit. Jemi në një klimë të re diskutimesh, për t’i bërë gjërat sa më mirë. “Tifozat Kuq e Zi” do të rikthehen në stadium. Ata kishin kërkesat e tyre, por do t’i rregullojmë. Nga policia u garantua sjellje korrekte, në bazë të ligjit. Do të ketë më pak prezencë të policisë në shkallët e stadiumit. Edhe kërkesa e tifozëve kjo është, të ketë korrektesë.

Mos të ketë dënime në grup, por ndëshkime individuale. Ne si FSHF jemi gjithmonë në bashkëpunim me policinë. Asnjë aktivitet nuk mund të bëhet pa miratimin e tyre. Të gjithë tifozët e kombëtares do t’i kemi në mbështetje në ndeshjet e ardhshme, patjetër. Struktura e kampionatit? Për ta ndryshyar atë, deri më sot nuk kam parë asnjë kërkesë, nga asnjë klub. Në qoftë se ka, do t’i shqyrtojmë. Në kampionatin që vjen nuk mund të ketë ndryshime, pasi janë gjëra që janë miratuar”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb