Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka njoftuar se, në kuadër të reformës së deregulimit, si një nga nismat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare, për lehtësimin dhe modernizimin e shërbimeve publike, bën me dijë se bizneset dhe qytetarët të cilët paguajnë taksa dhe tarifa vendore tashmë mund të printojnë Njoftim Detyrimin si dhe të kryejnë likujdimet përmes platformës elektronike e-Albania, në çdo kohë.

Po ashtu, në kryerjen e kërkesave të ndryshme pranë D.P.T.T.V, bizneseve dhe qytetarëve nuk do t’u kërkohet asnjë dokument që mund të nxirret nga punonjësit e administratës.

Së shpejti njofton Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, të gjithë subjektet dhe qytetarët do të mund të aplikojnë dhe të pajisen me vërtetim për likujdimin e taksave dhe tarifave vendore përmes platformës elektronike e-Albania.

Kujdes detyrimet
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka njoftuar gjithashtu të gjithë subjektet të cilët rezultojnë debitorë ndaj Bashkisë Tiranë, të shlyejnë detyrimet brenda afateve të përcaktuara në nenin 89 i Ligjit 9920/2008 “Për proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për të shmangur masat e mëtejshme.

Mospagesa e detyrimit tatimor brenda afateve ligjore do të shoqërohet me marrjen e të gjitha masave për vjeljen e detyrimeve tatimore, të parashikuara nga kreu XI, neni 88 e në vijim i Ligjit 9920/2008 “Për proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, paralajmërojnë ata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb