TIRANE– Pas shqetësimit që ngiti Shoqata e Talasemikëve dhe Onko-hemoglobinopative të Shqipërisë, se janë hequr nga rimbursimi dy ilaçe kryesore që shërbejnë për kurimin e kësaj sëmundje, vjen reagimi nga Ministria e Shëndetësisë. Përmes një reagimi për mediat Ministria bën me dije se ka disa alternativa të reja për të prekurit nga talasemia dhe trajtimi i tyre do të jetë falas.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në listën e re të barnave të rimbursueshme për vitin 2018 janë shtuar 2 alternativa të reja që trajtojne këtë sëmundje.

REAGIMI I MINISTRISË
Alternativa të reja për të prekurit nga talasemia, trajtimi i plote falas
Fondi i Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor sqaron qytetaret dhe posacerisht pacientet qe marrin falas me barnat qe trajtojne semundjen e Talasemise se trajtimi i tyre do te jete i njejte, madje i pershtatur sipas peshes trupore te pacienteve. Ne listen e re te barnave te rimbursueshme 2018 jane shtuar 2 alternativa te reja qe trajtojne kete semundje. Behet fjale per 2 formedoza te reja te te njejtit bar, me konkretisht formedoza deferasirox 125 mg dhe 500 mg, te cilat jane me te pershtatshme per pesha te ndryshme trupore (duke ditur se trajtohen me kete bar kryesisht femije) Bari Deferasirox 250 mg (Enferox) eshte alternativa xhenerike e njejte me barin tjeter Deferasirox 250 mg (Exjade). Pacientet do te trajtohen njelloj sepse bari ka te njejtin princip aktiv dhe eshte i licencuar dhe i aprovuar, sipas legjislacionit ne fuqi.
Pacientet qe vuajne nga talasemia perfitojne kuren e plote pa pagese.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: