Nga: ZONJA KATERINA
4-5 patëllxhanë
1 kokërr qepë
1-2 thelpinj hudhër
2 kokrra domate
Kripë, piper, majdanoz
4-5 lgj vaj ulliri
10 feta proshutë të tymosur
2 lgj niseshte
2 gota qumësht
1 kokërr vezë
100 gr djathë të verdhë
Kripë, piper, arrë moskat

Presim patëllxhanët në feta rrumbullake, i pudrosim me pak kripë dhe piper dhe i vendosim në furrë të piqen ose në një tigan që nuk ngjit. Ndërkohë përgatisim salcën duke kaurdisur në një tigan me vaj ulliri qepën dhe hudhrën të grirë imët. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë domatet të prera në kubikë, pak kripë, pak sheqer dhe piper të zi dhe e lemë salcën të marrë valë. Në fund shtojmë gjethet e majdanozit. Ndërkohë përgatisim beshamelin duke vendosur në një tenxhere qumështin me niseshten, kripë, piper, arrë moskat, një kokërr vezë dhe 1 lugë vaj ulliri. E lemë beshamelin derisa të fillojë të marrë valë dhe më pas e largojmë nga zjarri.
Në një tavë të lyer me furçë me pak vaj vendosim një shtresë me patëllxhanë. Mbi patëllxhanët vendosim një shtresë me salcën e domates. Më pas vendosim një shtresë me proshutë të tymosur, një shtresë me patëllxhanë dhe përsëri një shtresë me salcë domate dhe në fund një shtresë me beshamel. E vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb