Sezoni 2017/2018 ka qenë pozitiv për Barcelonën sa i takon rezultateve sportive pasi ekipi fitoi kampionatin si dhe ‘Kupën e Mbretit’.

Por më mirë se sa në fushë katalanasit kanë performuar jashtë saj. Klubi ka bërë me dije se për sezonin në fjalë ka shënuar të ardhura rekord, 914 milionë euro. Barcelona shton se synimi është që në 2021 klubi të arkëtojë 1 miliardë euro.

Për të arritur këtë shifër kujtojmë se Barcelonën e ndihmoi jo pak shitja e Neymar për 222 mln euro, ndërkohë që shpenzoi 160 milionë e 140 milionë euro për blerjen e Coutinho dhe Dembele.

“Bordi drejtues bëri vlerësimin e bilancit financiar që ishte pozitiv. Ky bilanc është në linjë me planin strategjik tonin për arritjen e 1 miliard eurove të ardhura”, theksohet në një komunikatë të klubit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb