LUSHNJE- Policia e Lushnjës ka ndaluar dy persona të shpallur në kërkim pasi ishin dënuar për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
1. Nuri Hatija, 21 vjeç, banues në Lushnje.
2. Eduart Sharka, 23 vjeç, banues në Lushnje.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin e datës 31.05.2018 i ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Këta shtetas, në datën 30.09.2017, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në rrugë i kanë vjedhur shtetasit N.M., 30 vjeç një sasi lekësh.

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: