Interi nuk ka ndaluar në asnjë moment së menduari për Modric dhe Modric nuk ka ndaluar në asnjë moment së menduari për Interin, të paktën kështu raportohet nga “Corriera della Sera” e cila mban gjallë shpresat e tifozëve të Interit për transferimin e kroatit në Milano.

Gazeta italiane shkruan se pavarësisht se 32-vjeçari ka udhëtuar me Realin në Tallin për Superkupën e Europës ende gjithçka mbetet e hapur, ndryshe nga se çfarë u mendua më parë.

Sipas këtij burimi Modric ka telefonuar dje në darkë Interin për t’i thënë edhe një herë se dëshira e tij është që të transferohet te zikaltërit.

“Lojtari nuk ka ndërmend të dalë hapur kundër Real Madrid, prandaj dhe ka hipur në ‘charterin’ që i ka dërguar kampionët e Europës në Tallin ku nesër në darkë do të luajnë derbin ndaj Atleticos së Cholos për Superkupën Europiane.

Por të enjten, me të mbërritur në Madrid, Modric do e provojë përsëri. Tentativë e fundit dhe e dëshpëruar. Tentativë me Perezin për t’i kërkuar të respektojë fjalën e dhënë për ta lënë të largohet në Milano njëherë e përgjithmonë. Pas gjithë atyre viteve ku ka dhënë gjithçka me Realin, dëshiron t’i plotësohet dëshira.”

Mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo histori, por Interi nuk ka edhe shumë kohë, pasi të premten në orën 20:00 përfundon merkato në Itali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb