ITALI– Sigurisht që është një zgjedhje origjinale, të zbresësh nën tokë, në 70 metra thellësi, për tu martuar.
Në Shpellën e Castellana, në Bari, Itali, tani mund të martohesh, ashtu siç tregojnë pamjet e kësaj videoje promocionale.
Një risi për kompleksin e cila ka treguar të ftuarit e saj të veçantë. Tani të gjithë mund të kenë mundësinë të prenotojnë Shpellën e famshme për ta kthyer në një katedrale nëntokësore ku çiftet deklarojnë ‘po’ e tyre.
Këtu është e mundur edhe të pasurosh ceremoninë me performanca të tjera, kërcimtarë, apo spektakle që lidhen me ditët e shënuar.
Ciftet më të guximshme mund të kërkojnë të zbresin me litarë deri në shpellë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb