SHKODËR- Shpërthimi në Shkodër nuk u ndje vetëm në lagjen “Rus” aty ku ishte vendosur eksplozivi por në të gjithë qytetin. Por ata që kanë përjetuar më shumë tronditjen janë tregtarët e Zdrales dhe banorët e lagjes “Rus”.
Ata kanë treguar për News24 e “BalkanWeb” momentet e para kur dëgjuan shpërthimin dhe kur panë të plagosurit. Një grua thotë se po e tërhiqnin zvarrë një të plagosur, ndërsa janë ende të trembur.
Çfarë po bënit kur ndodhi shpërthimi?
Kam qenë me shpinë kur e kam dëgjuar shpërthimin, kam parë dyqanin copë-copë xhamat.
A patë njeri të dyshuar?
Absolutisht nuk dimë gjë, kanë qenë plot njerëz duke kaluar rrugës.
A patët frikë kur dëgjuat shpërthimin?
Boll patëm frikë si nuk patëm sa na kapur zemra, gjunjët nuk po na mbajnë.
A i patë të plagosurit?
Kemi parë një, që e kanë tërhequr zvarrë se nga e çoi ambulanca s’dimë gjë.
A keni pësuar gjë?
Unë e kam shtëpinë më larg, por u dëgjua shpërthimi. Erdha të shikoja një shok që është këtu.
(m.k/BalkanWeb)