Spektatorët në sektorin VIP gjatë një kampionati botëror kanë tendencën të jenë më të qetë dhe më pak të zhurmshëm se tifozët në pjesët e tjera të stadiumit. Megjithatë, në finalen e së dielës, mes Francës dhe Kroacisë, presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic ishte si një pikë e shndritshme në mes të turmës, shkruan World Economic Forum.

E veshur me fanellën kuq-e bardhë të ekipit kombëtar, Kitarovic shpenzoi pjesën më të madhe të kohës në këmbë, duke brohoritur e mbështetur ekipin e saj që në fund humbi me rezultatin 4-2. Përpara se të ftohej në zonën VIP, si e ftuar e Presidentit rus Vladimir Putin, Kitarovic shikonte çdo ndeshje të ekipit të vendit që drejton nga tribunat me tifozët e tjerë të Kroacisë.Image result for croatian president in rain

Të jesh një nxitëse e dukshme në një skuadër fituese është një nga pjesët më interesante të të qenit udhëheqës. Kroacia nuk kishte mbërritur kurrë më parë në një finale botërori, dhe skuadra e udhëhequr nga kapiteni (ish-refugjat) Luka Modric, u kthyen në heronj kombëtarë.

Por kur gjithçka përfundoi dhe Kroacisë nuk i mbeti gjë tjetër vetëm nderi pas një humbje zhgënjyese, Presidentja Kitarovic ishte po aq e pranishme dhe përkrahëse si në çdo fitore. Ajo i dha një përqafim të ngrohtë Modric-it të shkatërruar pasi ky i fundit u paraqit me “Topin e Artë”, çmimin për Lojtari më i mirë i Botërorit.  Një shi i dendur filloi të bjerë gjatë ceremonisë së finales. Teksa shumë ndihmës vrapuan për t’i vendosur çadrat mbi kokat e Putin dhe zyrtarëve të tjerë, Presidentja Kitarovic qëndronte në shi duke përqafuar lojtarët e të dyja skuadrave.

Image result for croatian president in rain

Duke u treguar e gatshme për të qëndruar pozitive në një kohë zhgënjimi është një nga detyrat më të rëndësishme të një lideri. Presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ishte avokati më i mirë i kësaj pikëpamjeje. “Është më mirë të udhëheqësh nga mbrapa dhe të vendosësh të tjerët përpara, veçanërisht kur i gëzoheni një fitoreje. Por duhet të qëndroni në frontin e parë kur rreziku është afër. Kështu njerëzit do të vlerësojnë lidershipin tuaj,” thoshte ai.

Ngushëllimi i një skuadre në humbje gjatë një finaleje vështirë se mund të konsiderohet rrezik, por krijimi i një sensi uniteti dhe përkushtimi të palëkundur nga ana e Presidentes Kitarovic, ishte pjesa më e rëndësishme e punës së saj.

Një ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndihmës sekretar i NATO-s tha se Presidentja Kitarovic po udhëheq një ekonomi të qëndrueshme në lindje të Europës në një kohë jashtëzakonisht të pasigurt, e cila disa dekada më parë ishte pjesë e luftrave të përgjakshme. Qëndrimi pranë ekipit gjatë një momenti zhgënjimi publik është një tregues i vërtetë prej lideri.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: