TIRANE– Të rinjtë e FRPD dhe LRI kanë vijuar pasditen e sotme protestën përpara Ministrisë së Brendshme. Ata ironizuan llogaridhërien publike të kryeministrit Edi Rama në takimet me qytetarët në gjithë vendin, duke e cilësuar si “Llogaridhenie publike e Narkoshtetit”.

Ata inskenuar një takim të tillë me maska, duke zhvilluar një dialog ironizues me fytyrat e kryeministrit, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe krerëve të grupeve të narkotrafikut.
101ccef7-17ba-42c1-9626-5e16e1295817

Ironizimi me debatet nga Llogaridhenia e Rames:

“Moisi Habilaj pyet Ramen”: Ore kujdes me Tahirin se do flasim dhe per ty!
 
“Edi Rama”:
Jo o vella se Sajmiri eshte miku im, ministri me i mire qe ka pasur Shqiperia. Ka rritur prodhimin bujqesor me shume se cdo minister bujqesie ne kete vend.
 
“Agron Xhafa”: O vella fol me keta Italianet se e kane shtrenguar shume, s’po kalojme dot asgje. 
 
“Edi Rama”:
Pa merak o pasha. Do flas une me miqte tane. Policia eshte ne sherbimin tend. Po qe nevoja e kalojme barin dhe me mjete te policise. Fatmir merr masa se na duhen leke se po afrohen zgjedhjet.
 
“Fatmir Xhafa”: Shefo po keta te opozites me jane qepur keq. 
 
“Edi Rama”: nuk kemi ne njerez per te leshuar ne gojen e opozites. Vazhdo i qete. Cna duhet Europa ne kur s’bejme dot me leke e as nuk blejme vota?
 
“Nje qytetar”: z. kryeminister ate shendetesine falas qe premtove?
 
“Vangjush Dako”: Pusho ore se ke marre leket per ate voten tende. Dashke dhe shendetesi ti.
 
“Qytetar tjeter”: Sa e shitet testin e letersise?
 
“Lindita Nikolla”: Cfare jane keto akuza te kesaj opozite qe s’po na le me punu te qete, testin nuk e nxorrem ne, ai doli vete.
 
“Arben Ahmetaj”:
Shyqyr nuk u kujtuan per inceneratoret e mi. Pare e madhe aty. E hengren dhe ate punen e punesimeve.
 
“Damian Gjiknuri”: As per energjine s’thane gje shyqyr. Se u thame do ua ulim dhe jo vetem ua rritem cmimin, por s’ka as drita.

58a1ef81-76b0-4441-a690-bf9ef6ec2fba

Mesazhi i protestes se FRPD dhene nga kryetari Belind Kelliçi

Ja pra kjo eshte llogaridhenia e Rames. Edi Rama e beri me krimin marrveshjen dhe natyrisht me ata e ka dhe llogaridhenien. Qytetaret i perdor vetem per vota dhe show. 
 
Kjo eshte arsyeja perse Europa po e refuzon Shqiperine. Asnje vend demokratik nuk mund te pranoje te kete partner nje trafikant droge, nje kriminel, nje te korruptuar. 
 
Ministri yne i brendshem qe lufton gjoja krimin, mbron vellain e tij te denuar per trafik droge, ia fsheh ate drejtesise. Nje minister i brendshem qe lufton trafikun nuk ia ve ne dispozicion te vellait policine per trafik droge ndersa ish ministri nuk u jep makinen e tij trafikanteve. 
 
Me dhjetra punonjes policie ka te perfshire ne trafik droge. Drejtues policie jane ne kerkim per trafik droge. Prandaj i shikoni qe u versulen si bisha protestuesve qe denoncojne drogen  dhe krimin. E pate si dhunuan kryeredaktorin e RD, si grisen banderolat e FRPD, si i futen duart ne fyt kryetarit te FRPD Shkoder, si po procedojne cdo dite te rinjte. Po nuk na trembin dot. Ne duam lirine, demokracine, Shqiperine si e gjithe Europa. Ata duan shefat e tyre qe ta mbajne peng Shqiperine.
 
Ta shnderrojne ate ne hambarin e hashashit, ne laboratorin e kokaines dhe heroines, ne vendin ku lulezon krimi e korrupsioni.
 
Te rinjte ne 90 rrezuan diktaturen komuniste, sot eshte koha jone te rrezojme diktaturen e krimit dhe droges.
 
Me Fatmir Xhafen e Sajmir Tahirin s’ka Europe. Pergjegjes per kete eshte vetem Edi Rama. Ndaj dhe sot kemi vendosur ta debojme perfundimisht Edi Ramen nga Shqiperia.
ed5a7015-ab08-431d-8af5-12d301b2e8f6

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb