TIRANE- Pas protestës së opozitës ditën e shtunë ku u kërkua largimi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, një tjetër tubim do të mbahet nesër.

Mësohet se ketë herë në protestë do të ngrihen të rinjtë e FRPD-së, ku do të kërkojnë dorëheqjen e Xhafajt, pasi opozita pretendon se ai mbron vëllain e tij të dënuar për trafik droge.
de7a29e3-72fa-416f-9d04-80da7bd1d101
Lajmi për protestën është bërë i ditur nga vet kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, i cili përmes një njoftimi në ‘Facebook’ u bën thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e tubimit. Mësohet se protesta do të mbahet nesër në orën 12:00 para ministrisë së Brendshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: