Jala është plazhi i jugut ku rreth 600 të rinj e të reja të Lëvizjes Socialiste për  Integrim kalojnë pushimet përtë dhjetin vit me rradhë.
Tē ardhur nga e gjithë Shqipëria në akademinë politike të verës, veprimtarët e LRI-së marrin pjesë në leksione mbi zhvillimet politike dhe sfidat e saj, organizojne tryeza debati, por edhe plot veprimtari argetuese; konkurse, shfaqje e herë pas here improvizojnë edhe veprimtari spontane.
Nuk mungojnë as vallet ku bashkë me të rinjtë bëhen pjesë edhe drejtuesit dhe deputetet e LSI-së; Luan Rama, Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: