Pas statusit të kryeministrit Edi Rama për ndërprerjen e seancës në Kuvend, ku shkruan se “PD nuk thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve dhe di vetëm e lagu s’e lagu”, të menjëhershme kanë qenë komentet e qytetarëve.

Të shumtë ishin ata që kritikojnë gjendjen aktuale të vendit apo dhe parlamentin e Shqipërisë, por kreu i qeverisë nuk i ka lënë pa përgjigje.

Statusi i Edi Ramës

“Perseri pushtohet foltorja e ndërpritet puna e Kuvendit, sepse PD nuk thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve dhe di vetëm e lagu s’e lagu⛈??”

Komentet e qytetarëve dhe përgjigjet e KM

Qytetari: Ah juve doni litarin që të gjithë, pa përjashtim. Vetëm talleni me popullin!! S’keni faj ju, por kemi faj ne që ju lem juve të bëni si të doni me be (popullin) kshu do bësh shtet ti lol Albanian state is a total joke ??

Rama: Lini, litarin mbaje per te kercyer se te shkarkon helmet e trupit qe te ndikojne direkt trurin dhe pastaj truri te punon si skapamento qe nxjerr tym te zi nga goja?

Qytetari: E keni ber bordello ate lesh parlamenti

Rama: Fluard, parlamenti tani po kthehet ne binaret e rregullave te shkruara nga te gjitha palet, po ti mos e lesho veten keshtu me kete gjuhe se s’eshte mire per ty jo per mua

Qytetari: Po ikim drejt kaosit o bish, si ben derman me asigjo ktij vendit. Ka shku thika ne palc dhe se mulon dot as me propagand tv as me propagand portalesh. Vrasje perdit, grabitje, vjedhje ikje ne mas te popullit. Perfundimin vetem zoti e di, ama do jet keq e me keq se jo ti po asnjeri sben hajer per kte vend

Rama:Mos u shqeteso Ariel, sepse vrasjet jane shume me pak se c’kane qene dhe mos u merr shume me portale e me tv, ndersa sa per ikjen ne mase, shqiptaret kane ikur e kane ardhur, ikin e vijne dhe do ikin e do vijne, sepse lavdi Zotit jetojme ne nje vend te lire e nuk jemi me ne kohen e bunkerit ku rrinim te tere pa levizur brenda mureve!

komentet

(e.f/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb