TIRANE– Tre pjesëtarë të një grupi të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, janë vënë në pranga ditën e djeshme. Mësohet se tre të arrestuarit Gersi Çeça, 28 vjeç, Renaldo Dalipi, 25 vjeç, dhe Albian Avdo, 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, kishin gjetur një mënyrë të veçantë për shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit Kokainë.

Sipas policisë së Tiranës, tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin drogën në zona të ndryshme të Tiranës, dhe për të shmangur kontrollet e Policisë shpërndarjen e lëndës narkotike e kryenin me motorrin e picerisë ku punonin.
operacioni i policise54
“Nga Seksioni kundër Narkotikëve është orgnizuar puna për kapjen e tyre në flagrancë dhe më datë 11.07.2018, shtetasi Renaldo Dalipi është konstatuar duke lëvizur në rrugën “Gani Domi” me mjetin tip “Audi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë i është gjetur një qese me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë. Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre këta shtetas punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë (shtetasve Gersi Çeça dhe Albian Avdo)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë
– Automjet tip “Audi”
– Motori i Picerisë
– Tre aparate celular
– Fishekë

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municioneve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb