Të ushqyerit është një ndër nevojat më të rëndësishme në jetën tonë. Me kalimin e viteve, nevojat tona për ushqim ndryshojnë duke ndikuar kështu në shëndetin tonë.

Janë shtatë nivele të të ushqyerit:

Fëmijëria, 0-10 vjec
Në periudhën e fëmijërisë trupi rritet shpejt, dhe të ushqyerit tek fëmijët duhet të bëhet sipas një mase të caktuar. Prindërit nuk duhet të bazohen tek reklama që ju bëhet ushqimeve, por tek cilësia e tyre.

Adoleshenca 10 deri 20 vjeç
Hormonet nxitin urinë dhe kjo është periudha më vendimtare që formëson mënyrën e të ushqyerit për gjithë jetën. Kështu, nevojitet pak vëmendje nga prindërit në mënyrë që kur të bëhen gjyshër, të shikojnë nipër e mbesa teksa gëzojnë shëndet të mirë.

Periudha 20 deri 30 vjec
Një trup i shëndoshë vështirë se dobësohet gjatë kësaj periudhe. Vështirësia qëndron tek të ndaluarit e dëshirës për ushqim.

Periudha 30 deri 40 vjec
Stresi ndikon shumë në këtë periudhë. Dëshira për të konsumuar ushqime me kalori shtohet. Një rol të madh ka dhe vendi i punës, prandaj punëdhënësit duhet të krijojnë kushte të përshtatshme për punëmarrësit.

Periudha 40 deri 50 vjec
Në këtë periudhë duam të hamë çdo gjë por njëherësh duam të ruajmë një shëndet të mirë fizik dhe mendor. Në këtë interval duhet të ndryshohet mënyra e të ushqyerit edhe pse shenjat e sëmundjeve thuajse nuk mund të shmangen.

Periudha 50 deri 60 vjec
Në këtë moshë, bie pesha e trupit si pasojë e konsimit të ulët të proteinave.

Periudha 60 e në vijim
Nevoja për ushqim ulet pak nga pak. Pesha bie. Kështu nisin sëmundjet e moshës si Alcaimer. Nevoja për ushqim reduktohet edhe kur humbim një të afërm. Më keq akoma, në këtë periudhë mund të përballemi me problemet e dhëmbëve si dhe me vështirësi me të gëlltiturin e ushqimit./shendeti/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb