TIRANE-Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari ka reaguar pas akuzave të bëra nga deputeti socialist Taulant Balla, lidhur me vendimin e Presidentit Meta për të mos dekretuar ligjin për Teatrin.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Braimllari përmend rastin e parave të gjetura tek makinat “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit, disa javë më parë.

Deputeti i LSI, pas deklaratës së Ballës, thotë se “Kjo lloj farë e keqe është sulur e gjitha për të vjedhur pronën publike. Mesa duket kanë hall të madh, sepse duan sa më shpejt të pastrojnë paratë e krimit dhe kukulla ka marrë rolin e sekserit në këtë proces”.

POSTIMI I PLOTE
Kukulla e shumeperdorur Taulant, sot sulmoi opoziten sepse mesa duket parate e Toyota Yaris nuk i arriten ne destinacion dhe kerkon qe te fitoje duke vjedhur pronen publike.

Kjo lloj fare e keqe eshte sulur e gjitha per te vjedhur pronen publike. Mesa duket kane hall te madh, sepse duan sa me shpejte te pastrojne parate e krimit dhe kukulla ka marre rolin e sekserit ne kete proces.

Kesaj kukulle nuk i intereson Kushtetuta e vendit, institucionet dhe zbatimi i ligjit. Kesaj fare te keqe i intereson paligjshmeria, shitja e vendeve te punes, lidhja me krimin e organizuar, hajduteria e prones publike.

O kukull, mos perça artistet sepse edhe brenda njerzve te tu ka njerez qe duan teatrin dhe jo kullat klienteliste qe mbushin xhepat e tu.

Po ky Edi Rama pse nuk flet vet, por ju ka vene juve te flisni?!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb