TIRANE- Debate të ashpra dhe ngritje zëri gjatë takimit të disa artistëve me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro për të negociuar për Teatrin Kombëtar. Mes artistëve të pranishëm në tryezë, aktori Bujar Asqeriu ka ‘shpërthyer’ në akuza, ndërsa nuk kurseu as kritikat për kolegët e tij të pranishëm aty.

Gjatë fjalës së tij Asqeriu është ‘kapur’ disa herë me aktorin Artan Imami, ndërsa i ka thënë këtij të fundit se nuk është artist. Me tone të ashpra, Asqeriu bëri thirrje që ministria e Kulturës të kthejë kokën nga Teatri, që ky i fundit mos të ‘vdesë’. Mësohet se takimi i aktorëve tek Teatri Kombëtar ka përfunduar, ndërkohë që Kastriot Çipi dhe Ema Andrea janë nisur për në Ministrinë e Kulturës.

DEBATET
Bujar Asqeriu: Teatrot në rrethe kanë vdekur, zonja ministre tunduni. Unë nuk jam kalimtar dhe nuk mendoj për lekët, unë jetoj për teatrin, jam i vërtetë dhe nuk i servilosem askujt. Zonja ministre vlerësojini dhe respektojini artistët. Asnjë nga studentët nuk kthehet andej nga ka ardhura pasi teatrot në bashki kanë vdekur, merrnin zorrën e ujit nga lokali përballë për të larë fytyrën zonja ministre. Në shfaqet tona lahemi me ujë të ftohtë.

Imami-Asqeriut: Ishte një banjo e prishur, u rregullua. Tani ti ça do më?
Asqeriu-Imamit: Ti je artist, nuk duhet të merresh me banjon. E kupton ku je? Lere zotëri..
Asqeriu-Kumbaros: Investoni zonja ministre, lëri fjalët. Nuk bëhet me por**ë por me lekë. Duhet të marrësh iniciativa dhe të mbrosh teatrin. Unë për 3-4 vjet dal në pension, por teatri është shpirti i këtij vendi, investoni zonja ministre, për teatrin shqetësohem unë.
WhatsApp Image 2018-02-14 at 17.15.58

WhatsApp Image 2018-02-14 at 17.15.58

WhatsApp Image 2018-02-14 at 17.16.06

WhatsApp Image 2018-02-14 at 17.16.15

WhatsApp Image 2018-02-14 at 16.55.16
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: