Francezi, i cili fitoi Kupën e Botës gjatë verës, thuhet se ishte i zhgënjyer me komentet e Zhoze Murinjos mbi paraqitjet e tij në Rusi, duke nxitur spekulime të mëtejshme për një largim nga “Old Trafford”.
Por ka qenë Trajneri i Barcelonës ai që ka hedhur poshtë pretendimet për një marrëveshje të arritur mes klubit dhe Pogba.
Duke parë largimin e Andres Iniesta, një ofertë prej 45 milionë eurosh+Mina dhe Gomesh për Pogba u paraqitën nga Barcelona javën e kaluar, të cilën Man. Junajtid e hodhi poshtë.

Valverde, kur u pyet përIniestën dhe mundësinë e zëvendësimit të tij pas largimit , ai u përgjigj:

“Ne kurrë nuk do të gjejmë një tjetër Andres Iniesta, kjo është e pamundur sepse ka vetëm një dhe ai është në Japoni. Unë nuk mendoj për nënshkrimet. Unë mendoj për ekipin tim dhe përgatitjet për ndeshjen e ardhshme. Ky është plani im, edhe pse çdo gjë është në ajër derisa merkatoja të mbyllet.”

Barcelona ka bërë përpjekje që të zëvedësojë Iniestën në mesfushë duke blerë Arturo Vidal dhe Artur Melo 21- vjeçarin nga ekipi i Gremios por duket shumë e vështirë që ‘maestro’ të zëvendësohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb