BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Teknologji
21 Maj 2012 - 13:43 | LAJME
TRANSLATE
 
Efektet kuruese të frutave dhe mënyrat e përdorimit të tyre
Efektet kuruese të frutave dhe mënyrat e përdorimit të tyreTIRANE-Pas publikimit të vetive kurative dhe mënyrat e efekt shme të përdorimit të 17 frutave, " Gazeta Shqiptare " publikon sot pjesën tjetër të tyre. Janë mënyra shumë të efektshme të përdorimit sistematik dhe për një kohë relativisht të gjatë të frutave për përforcimin e shëndetit dhe për luftimin e sëmundjeve të ndryshme. Mjekimet me fruta (frutoterapitë) janë mjaft të njohura nga populli ynë dhe përdoren gjerësisht në praktikë. Mjekimet me fruta bëhen duke konsumuar çdo ditë nga gjysmë deri 2-3 kg fruta dhe duke vazhduar këtë për 10-20 e më shumë ditë.
1. Ulliri
Në mjekësinë popullore përdoren lëvorja e drurit, gjethet, frutat dhe vaji i ullirit. Vaji i ullirit përdoret gjerësisht për vlerat e larta dietike dhe mjekësore. Gjethet e ullirit dhe lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur. Ato kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike. Përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut dhe në rastet e sëmundjeve me temperaturë; ato kanë veti diuretike dhe pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak. Në mënyrë të posaçme çaji me gjethet e ullirit ka dhënë rezultate të mira në uljen e tensionit të gjakut te personat që vuajnë nga hipertonia. Kokrrat e ullirit bëjnë mirë kur i konsumojnë ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Është e këshillueshme që diabetikët të hanë sidomos kokrra jeshile, të cilat shuajnë etjen që shkakton diabeti. Vaji i ullirit tretet mirë dhe rekomandohet për sëmundjet e mëlçisë, është qetësues dhe pakëson dhimbjet. Ndihmon në nxjerrjen e gurëve të fshikëzës së tëmthit. Edhe në krizat e veshkave, vaji i ullirit qetëson dhimbjet dhe lehtëson rënien e gurëve nga veshkat. Në mjaft raste ka dhënë rezultate të mira kundër ulcerës së stomakut.
2. Vishnja
Për qëllime mjekësore përdoren frutat dhe bishtat e tyre të thara. Frutat grumbullohen në periudhën e pjekurisë dhe thahen në vende të ajrosura. Bishtat thahen në hije, ato kanë ngjyrë të gjelbër të murrme, pa erë, me shije të hidhur. Gjithashtu përdoret lëvorja e degëve dhe goma e vishnjës. Frutat e vishnjës janë të shijshme, ato përdoren për konsum të freskëta dhe të përpunuara në trajtë reçeli, kompostoje, prevedeje, likernash etj. Frutat kanë vlera të mira ushqyese: Ato përmbajnë rreth 9 për qind sheqerna, acide organike me shumicë, vitamina A, C, P, PP, B1, B2 etj. Bishtat e frutave kanë gjetur përdorim të mirë për arsye të vetive të tyre diuretike dhe rrudhëse. Me to janë luftuar me sukses gurët dhe rëra e veshkave. Frutat e vishnjës janë freskuese, shuajnë etjen, pranohen mirë nga stomaku, ndihmojnë tretjen dhe, kur përdoren në mënyrë sistematike, ndikojnë në shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, pastrojnë gjakun duke e pasuruar atë me elemente të reja dhe luftojnë aneminë. Frutat e vishnjës kanë veti diuretike, ato këshillohen t'i konsumojnë ata që vuajnë nga veshkat. Vishnja ka të gjitha vlerat ushqimore e dietike dhe vetitë farmaceutike që ka qershia, por ajo i ka më të theksuara vetitë rrudhëse e freskuese.
3. Papaja
Papaja është një frut tropikal që ka shumë vlera kuruese. Ajo është e ngjashme me pjeprin, por brenda përmban disa fara të zeza. Ky frut aziatik nuk gjendet në vendin tonë, por ai ka gjetur një përdorim të madh në mjekësinë popullore. Papaja gjendet në farmacitë bimore në forma të ndryshme përdorimi. Përqendrimi i vlerave të saj kuruese në produktet bimore farmaceutike është tepër i lartë. Ajo është e pasur me shumë vlera energjike, karbohidrate, sheqerna, fibra dietike, proteina, vitaminë A dhe disa lloje të vitaminës B, kalcium, hekur, magnez, potasium. Ky frut tropikal, i cili gjendet në forma të ndryshme në farmaci si ilaç bimor, ka dhënë efekte të menjëhershme në parandalimin dhe largimin e stresit. Gjithashtu, fruta jeshile e papajës kuron tensionin e lartë të gjakut. Fruta mund të përdoret për të mjekuar plagët e lëkurës duke u vendosur lokalisht mbi to. Bërthamat e kësaj frute përdoren për trajtimin e stomakut dhe infeksioneve të ndryshme. Ndërsa gjethet e pemës mund të përdoren për qetësimin e problemeve të zemrës dhe për trajtimin e stomakut. Efekte kuruese kanë dhënë edhe rrënjët e papajës, të cilat përdoren si analgjezikë.
4. Limoni
Për qëllime mjekësore përdoren lëvozhga dhe lëngu i frutit të limonit, farat, gjethet dhe lulet e limonit. Vetitë mjekësore të limonit kushtëzohen nga prania në të e një sasie të madhe vitaminash, kryesisht të vitaminave C dhe P. Nga të gjitha agrumet, frutat e limonit kanë efekt shërues më të theksuar. Ato përdoren kundër sëmundjeve që shoqërohen me ethe, janë freskuese dhe ulin temperaturën. Limoni ka veti të mira tretëse në stomak, është freskues, i këndshëm dhe nxit oreksin që mund të jetë prerë nga sëmundje të ndryshme. Në këto raste përdoret lëngu i limonit në trajtë limonade ose i shtuar në çaj apo në gjellë. Në sajë të vetive rrudhëse dhe antitoksike, lëngu i limonit përdoret me efekt kundër barkut dhe diarresë, me pak ose pa sheqer. Rezultate të mira ka dhënë lëngu i limonit gjatë përdorimit kundër acarimeve të mukozës së gojës dhe të grykës, duke bërë larjen dezinfektuese në formë gargarash. Limoni ka gjetur përdorim të gjerë kundër acarimit ose qelbëzimit të bajameve, në shërimin e sëmundjeve të mëlçisë. Lëngu i limonit është i dobishëm edhe për artritikët. Por nuk duhet ta përdorin ata që kanë stomak delikat e të ndjeshëm, pasi shton aciditetin dhe dëmton stomakun.
5. Arrat e kokosit
Vaji i arrave të kokosit është një shpresë e re për të gjithë ata persona që vuajnë në ditët e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulët i tiroides. Nuk mund të kuptohen lehtë problemet që shfaq hipotiroidja, por në momentin kur një person që vuan nga kjo sëmundje fillon të trajtohet më vajin e arrës së kokosit, e vë re shumë lehtë ndryshimin që ndodh në gjendjen e tij shëndetësore. Përdorimi i vajit të arrave të kokosit në këmbim të atyre ushqimeve që përmbajnë sasi të larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet, apo ushqime të tjera me indeks të lartë glicemie, shfaq një diferencë të dallueshme në balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjinë e përgjithshme trupore. Problematike është gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme të hershme dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar funksionin e saj. Pasi edhe pse është e shërueshme dhe e trajtueshme, mbetet një sëmundje që duhet trajtuar për një kohë më të gjatë, sesa në rastet kur trajtimi bëhet në një fazë të hershme. Por me trajtimin me vajin e arrave të kokosit dhe duke zbatuar një dietë të shëndetshme këto simptoma mund të reduktohen.
6. Kivi
Fibrat e kivit mbajnë gjallë dhe aktive florën bakteriale të zorrës duke rregulluar funksionet e saj, ndërsa ekstrakti i kivit e fuqizon në mënyrë natyrale efektin. Një rol të rëndësishëm ky frut jep në rregullimin e problemeve me zorrët. Fibrat vegjetale në bashkëpunim me lëngun koncentrat të kivit, me pasuritë e tij që dihen, favorizojnë një normalizim të transitit të zorrëve, qoftë ky i përshpejtuar apo i ngadalësuar. Forma e saj e lëngshme gati për t'u pirë dhe shija shumë e mirë e kivit është praktike dhe përshtatet për të gjithë. Ilaçi bimor i përbërë nga kivi (Cotifibra) ka një përmbajtje të lartë të fibrave vegjetale në çdo bustinë. Cotifibra nuk përmban konservues, as ngjyrues dhe është 100 për qind me origjinë natyrale. Si normë këshillohet një bustinë në ditë, preferohet në mëngjes, për cikle të paktën 12 ditore. Produkti mund të konsumohet në formën që është, ose i përzierë në lëngje frutash ose kos. Për trajtimin e kolesterolit dhe trigliceridit, në parandalimin e osteoporozit favorizon thithjen e kalciumit dhe magnezit, si dhe tretjen. Përdoruesit: fëmijët, njerëzit që nuk e pranojnë qumështin, në raste shtatzënie, për të moshuarit etj.
7. Banania
Banania megjithëse një frut tropikal gjendet lehtësisht edhe në tregun tonë vendas. Edhe pse konsumohet, shumë të paktë janë ata që i dinë të gjitha efektet e saj kuruese. Banania është një ilaç natyral për shumë sëmundje. Nëse e krahasojmë atë me një mollë, ajo ka 4 herë më shumë proteina, 2 herë më shumë karbohidrate, tri herë më shumë fosfor, pesë herë më shumë vitaminë A dhe hekur, 2 herë ma shumë vitamina të tjera dhe minerale. Ajo është gjithashtu e pasur me potasium dhe është ushqimi me vlerat më të mira. Bananet përmbajnë tri sheqerna natyrale: sukrozën, fruktozën dhe glukozën e kombinuar me fibër (lloj substance). Banania jep energji të qëndrueshme dhe substanciale. Studimet e bëra kanë vërtetuar se vetëm dy banane kanë mjaft energji për një veprimtari pune 90 minutëshe. Duke qenë se ky frut ka shumë veti kuruese nuk është çudi pse ajo njihet si pema numër një në botë. Por nuk është vetëm energjia ajo të cilën na ofron banania për të na ndihmuar që të jemi të shëndetshëm. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në mënjanimin, mposhtjen dhe parandalimin e një numri të konsiderueshëm sëmundjesh duke shtuar dietën e ushqimit, pasi vetë ajo është një mjet i pasur ushqyes.
8. Qershia
Vlera mjekësore kanë bishtat e qershisë dhe lëkura e pemës. Bishtat e qershisë janë diuretike, antiseptike (luftojnë bakteret dhe ulin temperaturën). Bishtat e qershisë vlohen në ujë dhe pihen në formë çaji. Ky çaj përdoret për gurët në veshka, mbajtjen e urinës dhe edemat. Ndërsa lëkura vlohet në ujë dhe lëngu i përftuar është shumë i mirë; ai përdoret në rastet e temperaturës së lartë. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje, ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga mjekësia popullore, pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershie dhe të mos shëndoshen, përkundrazi, ky frut bën të mundur rënien nga pesha, si dhe kontrollon nivelin e yndyrave në gjak. Për të rregulluar nivelin e kolesterolit në organizëm merren 10-15 kokrra qershi në 200 ml. ujë, (duke shtuar 6 gramë acid borik për plagët). Lëngu që del nga kjo përzierje përdoret edhe për të rënë nga pesha. Ndërkohë që për ata që kanë shumë yndyra në gjak merren 30-40 gr gjethe dhe lëvore degësh të njoma nga pema e qershisë, zihen me një litër ujë dhe ziejnë për 10-15 minuta dhe çdo darkë duhet pirë një gotë nga ky lëng, por të jetë i vakët.
9. Ananasi
Ananasi është një frut tropikal me një shije shumë të shijshme dhe gjendet në treg edhe në vendin tonë. Ju mund ta keni shijuar atë si frut në kokteje të ndryshëm, pa e ditur se përdorimi i tij ka një rol të rëndësishëm në organizëm. Ananasi është fruti që ndihmon në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe ndihmon në parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Edhe pse është pak e vështirë ta ndash frutin nga lëkura, rëndësia qëndron te përbërësit që ky fryt përmban. Ananasi ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut, sidomos për forcimin e kockave, pasi është një frut shumë i pasur me vitaminë C. Fillimisht duhet theksuar se është tepër e rëndësishme që fruti të jetë i freskët, dhe kjo gjë dallohet tek gjethet e tij. Ato nuk duhet të jenë aspak të zverdhura, por në një jeshile sa më të errët. Në sajë të përbërësve të tij ananasi vepron në organizëm si dizintoksikues (largon helmet nga organizmi), diuretik (shkarkon ujërat e tepërta në organizëm), dhe antiinflamator. Efektet e tij kuruese janë se ky frut shërues lufton të gjitha format e celulitit, edemave (ënjtjet).
10. Arra
Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat jeshile, lëvorja e degëzave, lëvorja e trungut, buka e arrës dhe lulet. Fruta e arrës përmban lëndë yndyrore, të cilat në frutat e thata arrijnë deri 60 për qind. Ato përmbajnë gjithashtu albumina, karbohidrate dhe sasi të konsiderueshme kripërash minerale si: Fosfor, kalium, kalcium etj. Përmban mjaft vitamina, posaçërisht frutat e freskëta siç janë vitaminat C, B, P, A; vajrat eterike dhe lëndët ngjyrosëse. Arrat përdoren për pastrimin e gjakut dhe lëkurës, kundër diarresë, infeksioneve, rënies së flokëve etj. Për pastrimin e gjakut merren 2-4 gramë gjethe të thërrmuara dhe lihen për 12 orë në 150 gramë verë të bardhë. Lëngu i fituar pihet njëherësh esëll. Kundër diarresë përdoret me efekt dhe lëngu i luleve mashkullore të arrës. Për këtë, merren 5-10 gramë lule mashkullore dhe zihen në 200 ml ujë. Pihen sa herë paraqitet nevoja, nga një gotë çaji për të rriturit dhe nga një gotë likeri për të vegjlit. Çaji i gjetheve të arrës rekomandohet për kurimin e plagëve të gojës, kundër infeksioneve të kanalit vaginal, për ruajtjen e butësisë së lëkurës së trupit dhe sidomos të fëmijëve.
11. Qitro
Është një frut me origjinë greke, në pamje të parë ngjan me portokallin, por ka një shije më të athët se agrumi tjetër i ngjashëm. Aktualisht ky frut është i përhapur edhe në vendin tonë dhe pakkujt mund t'i ketë shkuar në mendje se sa vlera kuruese ka ai. Mjekësia popullore tregon se kjo lloj frute, e cila piqet plotësisht gjatë stinës së vjeshtës, ndihmon veçanërisht në tretjen e ushqimit. Gjithashtu, qitro pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, si dhe shëron ftohjen dhe bën të mundur stabilizimin e kolesterolit. Ky frut rekomandohet të përdoret nga personat që kanë mangësi me sheqerin, pasi ndikon në rritjen e nivelit të tij në organizëm. Ndërsa për të gjithë ata persona të cilët kanë vështirësi në tretjen e ushqimit, rekomandohet të përdoret këshilla që vijon: Merren 100 gramë rrënjë qitroje, zihen në 500 ml ujë derisa të avullohet gjysma e tij. Lëngu i përfituar, pasi filtrohet, përzihet me një sasi të barabartë vere të kuqe të vjetër. Nga ky lëng këshillohet të merren një deri në dy gota në ditë. Edhe pse në shije jo fort e ëmbël, qitro iu rekomandohet edhe personave që e kanë nivelin e sheqerit të ulët, pasi në përbërjen e tij, fruta ka shumë glukozë.
12. Pjepri
Pjepri është mjaft i kultivuar dhe i njohur jo vetëm nga fermerët por nga të gjithë njerëzit në vendin tonë. Megjithëse ai ka forma dhe ngjyra të ndryshme, shija e tij e ëmbël është mjaft e pëlqyeshme pothuajse nga të gjithë. Për të gjithë ata persona të cilët vuajnë nga pagjumësia, por që nuk kanë gjetur ende zgjidhje me medikamentet apo rekomandimet e mjekëve specialistë, kurat popullore japin siguri maksimale. Sipas tyre, konsumimi i pjeprit largon pagjumësinë, si dhe bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Për këtë arsye pjepri rekomandohet të konsumohet në temperaturën normale, pa e futur në frigorifer, pasi i humbasin vlerat. Merret lëvorja e pjeprit zihet përreth 60 minuta në 3 litra ujë dhe më pas vihet në frigorifer. Ky çaj u rekomandohet të gjithë atyre personave që kanë probleme me pagjumësinë. Ndërkohë që ata mund ta konsumojnë pjeprin edhe në mënyrën e tij natyrale, por kjo vetëm në rastet kur pagjumësia nuk është kthyer ende në një sëmundje kronike. Ndërkohë që për kancerin e lëkurës dhe atë të zorrëve rekomandohet që të merret tul nga fruti, të përzihet më mjaltë dhe të konsumohet për 20 ditë me radhë në mëngjes.
13. Guarana
Guarana është një tjetër frut tropikal që ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore falë vlerave të saj kurative. Ajo përmban proteina, yndyra të bimëve dhe karbohidrate të nevojshme për funksionimin e organizmit. Në sajë të përbërësve të saj, guarana ka cilësi terapeutike, energjetike dhe freskuese. Ajo është aktivizues natyror i depove energjetike. Bën rregullimin natyror të baraspeshës së punës të organeve të brendshme. Në mënyrë nxitëse ndikon në metabolizmin bazik duke i harxhuar yndyrat e grumbulluara. Guarana i adapton dhe stimulon organet për përballimin e mundimeve të rënda fizike. Rrit koncentrimin dhe ruan freskinë mentale. Ëmbëlson lodhjen dhe kthen forcën.
Pengon arteriosklerozën dhe ndryshimet e enëve të gjakut, si dhe normalizimin e tensionit të gjakut. Pastron sistemin e gjakut, përmirëson qarkullimin e tij dhe në këtë mënyrë qetëson dhimbjet e kokës dhe të migrenës. Qetëson problemet menstruale. Vitalizon organizmin, sidomos në mëngjes. Ngadalëson plakjen e qelizave.
Rregullon punë e zorrëve dhe qetëson sekretimin dhe ndezjen e zorrëve. Ndikon në sistemin e mesëm nervor njësoj si kafja, por me më shumë efekt.
14. Mushmolla
Mushmolla është një pemë e përhapur jo vetëm në vendin tonë por edhe në Evropë, ndërkohë që shumë pak njerëz janë në dijeni për efektet kuruese që ajo ka. Ajo vjen nga familja Hippophae Rhamnoides (seaberry-ose sea-buckthorn). Mushmolla është një është një nga bimët e një nënklase të trëndafilit (maloideae). Ndryshe quhet Mespilus Germanica dhe ka filluar të kultivohet në zonën e detit Kaspik që para 3000 vitesh, në Greqi është njohur në vitin 700 P.K, kurse në Romë në vitin 200 P.K. Ka qenë një nga frutat e rëndësishme në kohën e perandorisë romake, megjithëse tashmë ka filluar të kultivohet përherë e më pak. Frutat e saj janë të vogla, në ngjyrë kafe të zbehtë dhe brenda përbëhen nga disa bërthama të forta. Ajo është një pemë që njihet dhe kultivohet pothuajse në të gjitha trevat e vendit tonë. Përveç shijes së mirë kjo pemë ka dhe po aq të mira mjekësore. Mushmolla ka gjetur përdorim të gjerë kundra qelbëzimeve dhe njihet si vrasëse mikrobesh. Ajo është një frut qetësues dhe rekomandohet të përdoret edhe në mjekimin e plagëve. Efekte pozitive mushmolla ka dhënë edhe kur përdoret si maskë për fytyrën.
15. Kumbulla e butë
Kumbulla e butë, e cila përfshin disa varietete të ndryshme, është një pemë e njohur për vendin tonë. Megjithëse frutat e saj përdoren gjerësisht në kuzhinë për përgatitjen e reçelit dhe ëmbëlsirave të ndryshme, ato kanë gjetur përdorim edhe në mjekësinë popullore. Frutat e saj të papjekura kanë një shije të thartë, ndërsa në kohën e pjekjes ato janë të ëmbla. Në mjekësinë popullore përdoren frutat, farat e bërthamave dhe gjethet. Frutat e kumbullës kanë vlera të larta ushqimore. Ato përmbajnë 8-20 për qind sheqer, acide, pektinë, sasi të konsiderueshme vitaminash, si vitaminë C, PP, A, B1, B2. Po ashtu përmbajnë kripëra minerale të kalciumit, kaliumit dhe të hekurit. Kumbullat konsumohen të freskëta, të përpunuara ose të thata. Me kumbulla përgatitet reçel, marmelatë, shurup, raki etj. Kumbullat pëlqehen edhe kur s'kanë arritur pjekurinë e plotë; ato janë freskuese, shuajnë etjen dhe hapin oreksin. Kumbulla është një diuretike shumë e mirë, që largon ujërat e tepërta nga organizmi, lufton kapsllëkun. Kumbulla rekomandohet të përdoret nga personat që vuajnë nga hemorroidet dhe diarreja. Ndërsa bërthamat e kumbullës luftojnë parazitët.
16. Kumbulla gjatore
Në mjekësinë popullore përdoren më tepër frutat dhe farat e bërthamave. Frutat mund të përdoren të freskëta, por edhe të thata, pasi thahen më parë në diell dhe në vende të pastra. Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike të kumbullës gjatore janë të shumta. Frutat e kumbullës gjatore përmbajnë rreth 18 për qind sheqer në trajtë fruktoze, sasi të konsiderueshme vitaminash A, B1, B2; kripëra minerale të kalciumit, kaliumit, hekurit, magnezit. Konsumohen të freskëta, të thata ose të përpunuara si reçel, marmelatë, shurup, komposto, etj. Frutat e kumbullës gjatore janë të shijshme, aromatike e të tretshme dhe pëlqehen më tepër se llojet e tjera të kumbullave. Ato kanë veti të mira diuretike dhe rekomandohen për t'i përdorur ata që vuajnë nga veshkat, nga zemra, nga kapsllëku dhe nga hemorroidet. Bërthamat e kumbullave gjatore janë qetësuese dhe përdoren kundër krimbave të zorrëve. Kumbullat gjatore, si fruta janë shumë të dobishme dhe të pranueshme nga stomaku, kanë veti të mira tretëse, freskuese, janë pastruese të lehta të aparatit tretës, pasurojnë gjakun me elemente të reja dhe luftojnë aneminë. Përdoren me sukses kundër sëmundjeve të mëlçisë.
17. Luleshtrydhja
Ngjyra e kuqe, aroma e mrekullueshme dhe shija e veçantë bëjnë që luleshtrydhet së bashku me qershitë të jenë edhe frutat më të pëlqyera të fëmijëve. Janë një mijë e një arsyet se përse nuk duhet t'i ndajmë kurrë nga tavolina. Në mjekësinë popullore luleshtrydhja është ilaçi që mund të shërojë më shumë sëmundje dhe të përdoret kudo. Ky frut po aq sa është i bukur në pamje, por aq është dhe i shijshëm dhe freskues. Luleshtrydhet mbahen si një nga ushqimet me përmbajtje më të lartë të vitaminës C. Po ashtu, ajo ka dhe vlera të larta mjekësore, duke veçuar këtu vetinë e saj të madhe antioksiduese. Mendohet se sa më shumë të skuqet fruti, aq më shumë atij i rriten vlerat antioksiduese. Po ashtu luleshtrydhja ka veti mbrojtëse ndaj radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë lloje të ndryshme kanceresh. Përveç vitaminës C, ky frut është një burim i mrekullueshëm acidi folik, magnezi, potasiumi, vitamine B5 dhe B6, magnezi, roflavine, acidit vajor omega-3, vitaminës K dhe bakri. Ato luftojnë kancerin, ulin rrezikun e infeksioneve, parandalojnë prekjen nga sëmundjet e mëlçisë dhe largojnë dëshirën për të pirë duhan.
18. Manaferra
Në mjekësinë popullore përdoren frutat, gjethet, lastarët e njomë dhe rrënjët. Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12për qind. Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të mirë. Gjethet e manaferrës kanë veti rrudhëse, djersitëse dhe qetësuese. Ato ndikojnë edhe në uljen e temperaturës. Çaji i gjetheve, i sythave dhe i lastarëve përdoret me efekt edhe nga kardiakët (ata që vuajnë nga zemra), ata me sëmundje të stomakut bile për çdo njeri, qoftë edhe i shëndoshë, çaji i përmendur jo vetëm që është i parrezikshëm, por, përkundrazi, është shumë i dobishëm për organizmin e tij. Gjethet e thara të manaferrës janë përdorur në sëmundjet e mushkërive për ndalimin e gjakut. Frutat e manaferrës shuajnë etjen, përdoren nga të sëmurët me diarre kronike, me dhimbje në kyçe, me infeksione në veshka e në fshikëzën e urinës, me kollë etj. Çaji i përgatitur me rrënjët e manaferrës ka veti rrudhëse, antiartrike, diuretike, gjithashtu ndikon në uljen e tensionit të gjakut. Çaji me rrënjët e manaferrës është shumë i dobishëm për kurimin e diabetit.

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
       Shqiperia
31 Gusht 2014
Statuti i PD, ndryshimet që nga mandati i kryetarit
Në pritje të daljes së udhëzimit të ri për zgjedhjen e strukturave të reja të PD-së, demokratët janë në fazën e propozimeve për ndryshimet që do i bëhen statutit të partisë. Ndryshimet në dokumentin themeltar të PD-së, me të cilat po merren vetë kryetari Lulzim Basha, ish-kryetari Sali Berisha dhe ish-sekretari i përgjithshëm, Ridvan Bode do të përshtaten me ato të Partitë Popullore Evropiane
KOMENTO
       Kosova
30 Gusht 2014
Grabovci: Kryeparlamentari dhe Qeveria i takojnë PDK-së
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci e ka demantua lajmin që disa portale kanë shkruar se PDK heqë dorë nga pozita e kryetarit të Kuvendit. 
KOMENTO (1)
       Rajoni
30 Gusht 2014
Maqedoni, shkon nė 3, 3 miliardė euro borxhi publik
Borxhi publik i qeverisė ėshtė rritur pėr 40% nga bruto prodhimi vendor dhe harrin vlerėn prej 3, 3 miliard eurove. Ky numėr sipas tė dhėnave tė fundit tė Ministrisė sė Financave, e cila tregon se ka rritje edhe tek huamarrja e brendshme, por edhe tek huamarrja e jashtme.

KOMENTO (1)
       Bota
31 Gusht 2014
Ushtria e Irakut ofensivë kundër Shtetit Islamik
Ushtria irakiane, milicitë shiite dhe kurdët kanë bashkuar forcat në përpjekje për të liruar qytetin Amerli në veri të Irakut që është i rrethuar nga militantët islamikë.

KOMENTO
       Sport
31 Gusht 2014
De Biazi zbulon prurjet e reja, vijnë Shala e Xhaka
Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka publikuar listën e 24 lojtarëve për ndeshjen e parë kualifikuese në Grupin I të "Euro 2016", ndaj Portugalisë.
KOMENTO
       Kulture
30 Gusht 2014
Ndėrron jetė nė moshėn 94-vjeēare akademiku e gjuhėtari Shaban Demiraj
Ka ndėrruar jetė sot nė moshėn 94-vjeēare, akademiku i nderuar Shaban Demiraj. Profesor Shaban Demiraj ishte njė nga albanologėt mė tė shquar nė vend, i cili ka shtruar vepra nė shqip dhe gjuhė tė huaj.
Ndarja nga jeta e Shaban Demirajt, Rama: Iku njė tjetėr punėtor i madh i mendjes

KOMENTO (4)
       Metropol
31 Gusht 2014
Ja gruaja që mbush sot 127 vjeç, bëhet personi më i vjetër në botë
Një grua meksikane, sot mbush plot 127 vjeç, duke u bërë edhe personi më i vjetër në botë.
KOMENTO
       Teknologji
31 Gusht 2014
iPhone 6 do të kushtojë mbi 750 euro
Për një kohë të gjatë tashmë thuhet se Apple është duke punuar në dy versione të reja të iPhone 6, modele të cilat do të dallohen lehtë nga paraardhësit e tyre për shkak të ekranit më të madh.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
 
 
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Florida, peshkaqeni shumė pranė bregut, panik mes plazhistėve
 
 
BALKANWEB.TV
Noka: Rama hesht pėr ēdo rast inkriminimi, reagoi vetėm pėr njeriun e Metės
 
 
BALKANWEB.TV
Njihuni me Pitbullin qe adhuron flluskat e sapunit
 
 
BALKANWEB.TV
John Kerry:Kėrcėnimi i ISIS kėrkon njė Koalicion Global
 
 
BALKANWEB.TV
Vizita e Papės, INUK aksion nė sheshin ‘Nėnė Tereza’, prishen 9 ndėrtime
 
 
BALKANWEB.TV
Puke, fshati Sapac pa infrastrukturė, familjet pa rrugė dhe shėrbim shėndetėsor
 
 
BALKANWEB.TV
Ky ėshtė qytet! Tė gjithė punojnė, rroga 1200 euro, qiraja 15 euro
 
 
BALKANWEB.TV
Gjyshja 97 vjecare qė kercen si nje balerine
 
 
BALKANWEB.TV
Bota ne nje minute, fotot top te dites
 
 
BALKANWEB.TV
Komisionet kuvendore rrėzojne 5 dekretet e Nishanit: Presidenti tė mos tallet
 
 
BALKANWEB.TV
Tepelenė, 26-vjecarja dhunohet nga xhaxhai i burrit, tenton t’i marrė fėmijėn
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Rama bėn kontrollor nė Rinas korrierin e parave tė pista
 
 
BALKANWEB.TV
Moti per sot 29 gusht
 
 
BALKANWEB.TV
Shteti Islamik poston videon ku i ėshtė prerė koka njė luftėtari
 
 
BALKANWEB.TV
Tronditėse, xhihadistėt u presin kokat 4 “spiunėve ”
 
 
 
 
FOTOGALERI
Berisha i veshur sport, ‘selfie’ me tė rinj
 
 
FOTOGALERI
Muntari dhe Lamborxhini, financat ndalojne futbollistin
 
 
FOTOGALERI
Krevat? Po, madje me patate tė skuqura!
 
 
FOTOGALERI
Afganistan, femra nė bicikletė pėr emancipimin
 
 
FOTOGALERI
Kur mbetjet e riciklueshme bėhen vepra arti, tė gjitha idetė nė web
 
 
FOTOGALERI
Dafina Zeqiri, nudo nė Twitter
 
 
FOTOGALERI
Yahoo Travel pėr bregdetin: Shqipėria njė Kroaci e re? Ndjekėsit: Mė e bukur!
 
 
FOTOGALERI
Shtėpia e ėndrrave? Rihanna mund te blejė kėtė apartament luksoz per 18 milion $
 
 
FOTOGALERI
Eli Fara: Nje vere e ēmenduar kalohet vetėm me miq
 
 
FOTOGALERI
Ky ėshtė qytet! Tė gjithė punojnė, rroga 1200 euro, qiraja 15 euro
 
 
FOTOGALERI
Shperthimi spektakolar i Mount Tavurvur
 
 
FOTOGALERI
Zonja e Parė e Estonisė kapet mat me njė djalė tė ri
 
 
FOTOGALERI
Dalin nė dritė fotot e papublikuara mė parė, tė Adolf Hitlerit
 
 
FOTOGALERI
Imazhet satelitore, trupat ruse duke luftuar nė Ukrainė
 
 
FOTOGALERI
Rekordi i ri, Berisha: Notova 153 minuta
 
 
FOTOGALERI
Propozim martese me 9999 trėndafila
 
 
FOTOGALERI
Coco Austin, forma bombastike nė Karaibe
 
 
FOTOGALERI
Si nė ėndėrr, cfarė peizazhi magjik