BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Teknologji
09 Gusht 2012 - 08:49 | LAJME
TRANSLATE
 
Hipertensioni, shenjat e para të shfaqjes
Hipertensioni, shenjat e para të shfaqjesHipertensioni shfaqet i rrezikshëm gjatë se zonit të verës, për shkak të ndikimit që japin temperaturat e larta. Mjaft persona kanë humbur jetën gjatë kontaktit të tepruar me rrezet e diellit dhe temperaturat e larta. Tensioni i lartë, hipertensioni arterial, mbetet një ndër shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë në vend. Sipas një studimi të realizuar nga mjekët, rezulton se rreth 25% e shqiptarëve vuajnë nga tensioni i lartë. Prevalenca rritet me kalimin e moshës, pasi 40% e shqiptarëve që vuajnë janë mbi 45 vjeç. Hipertensioni shkakton një numër të madh sëmundjesh kardiake, duke nisur nga ato koronare e deri në infarkte akute. Mjekët këshillojnë që të gjithë qytetarët që janë në dijeni të problemeve që kanë me tensionin e lartë, të shmangin daljet në diell dhe ekspozimin ndaj temperaturave. Hipertensioni mund të shkaktojë humbjen e jetës nëse pacientët nuk ndjekin këshillat e mjekëve. Gjendja shëndetësore e personave që vuajnë nga kjo sëmundje mund të arrijë përkeqësim të menjëhershëm, nëse nuk merren medikamentet, apo anashkalohen këshillat e specialistëve. Prandaj dhe numri i personave që humbasin jetën arrin në shifra tepër të larta në vendin tonë. Rreth 700 mijë persona në vendin tonë vuajnë nga hipertensioni, duke e renditur këtë sëmundje ndër më shqetësueset. Sipas mjekëve specialistë, kjo shifër kap mbi 25-30 për qind të popullsisë. Kohët e fundit hipertensioni ka filluar të shfaqet edhe në moshat mbi 18 vjeç. Mjekët vlerësojnë se sëmundja e hipertensionit është një faktor shumë i rëndësishëm që shkakton sëmundje të zemrës, hemorragjitë cerebrale dhe dëmtime të veshkave. 
Simptomat e shfaqjes 
Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura. Me zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes shfaqen dhimbjet e kokës, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit të pulsit, si dhe dobësi e përgjithshme. Thellimi i gjendjes së hipertensionit mund të sjellë edhe ndryshime në zemër, e cila fillon të zgjerohet. Kjo sëmundje nganjëherë shoqërohet me arteriosklerozën e enëve të gjakut, që nuk lë pa prekur enët koronare që ushqejnë zemrën, ngushtimi i të cilave shkakton dhembje në zonën e zemrës, vështirësi në frymëmarrje gjatë sforcimit fizik. Në të gjitha këto sëmundje të shkaktuara nga hipertensioni, lëngu i limonit jep rezultate shumë të mira, ndaj dhe mjekët popullorë këshillojnë që kjo agrume të konsumohet sa më shpesh për parandalimin e tyre. 
Evitimi i diellit 
Ekspozimi në diell në orët më të nxehta gjatë ditës, i personave që vuajnë nga hipertensioni dhe në veçanti i atyre që përveç saj vuajnë edhe nga sëmundje të zemrës, mund të shtojë rrezikun e krizave dhe të infarktit. Dhe ata që vuajnë nga zemra nuk janë të paktë. Një studim i kryer nga mjekë të klinikës "Mayo" në Shtetet e Bashkuara, tregon se një në çdo katër vetë, mbi moshën 45- vjeçare mund të preket nga sëmundje të zemrës. Të dhënat e studimit i shtyjnë mjekët dhe pacientët të kenë parasysh se pushimi i zemrës nuk shkaktohet vetëm nga pompimi i pamjaftueshëm i gjakut, por edhe atëherë kur pompimi i gjakut është normal, por zemra nuk është në gjendje ta absorbojë atë. Simptomat tipike të kësaj sindrome janë lodhje, vështirësi në frymëmarrje, ënjtje të këmbëve dhe probleme në ritmin e rrahjeve të zemrës. Për të shmangur një fatkeqësi, mjekët e kësaj klinike rekomandojnë zbatimin e masave parandaluese kundër presionit të lartë të gjakut. Një tjetër mënyrë për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës është pirja e verës së kuqe. 
Faktorët 
Stresi, menopauza, jeta sedentare, ushqimi, këto janë disa nga "shkaktarët e jashtëm" të shfaqjes së hipertensionit arterial.  Sëmundja e hipertensionit arterial prek të gjitha moshat, që nga ajo fëmijërore deri në moshat e rritura. Hipertensioni që shfaqet në moshat e reja, para 50 vjetëve ka të bëjë më shumë me hipertensionin arterial sekondar, kurse pjesa tjetër që haset në moshat e rritura mbi 50 vjeç, është hipertension arterial primar. Në përgjithësi konsiderohet si sëmundje e moshës së rritur, por vihet re se është mjaft e përhapur në moshat e reja. "Fajtorët" për këtë duhen kërkuar te trashëgimia, por dhe stili i jetës, aktiviteti i ulët fizik dhe regjimi ushqimor me kalori të tepërta dhe pa vlera ushqimore.
Rreziqet që shkaktohen nga mënyra e ushqyerjes 
Nikotina që përmban duhani çon në ngushtim të enëve të gjakut, e për pasojë rritjen e presionit të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit. Marrja e kripës nëpërmjet ushqimeve në sasi të tepërt, depozitohet në muskulaturën e mureve të enëve të gjakut, i fryn ato dhe shkakton rritje të tensionit të gjakut. Hipertensioni arterial është ngritja e presionit në enët e gjakut. Kjo shkaktohet nga disa shkaqe dhe për këtë arsye ndahet në dy grupe të mëdha: Hipertension arterial esencial, i cili edhe pse bëhen një sërë ekzaminimesh nuk arrin të kuptohet se nga vjen. Kjo shpesh ka origjinë trashëgimie ose stresi, pra ka origjinë të brendshme. Grupi i dytë është hipertensioni arterial sekondar, që tregon se ka një shkak të ndryshëm që mund të jetë një person që ka vuajtur nga veshkat, gjëndrat e tiroides, diabeti, tumori i gjëndrave mbiveshkore, etj. Shkak tjetër mund të jenë sëmundje të tilla të veshkave, si për shembull, ngushtimi i arteries renale, që furnizon veshkën me gjak. Duke mos u furnizuar si duhet, në veshkë krijohen çrregullime të prodhimit të hormoneve dhe për pasojë ngritje e tensionit. Shkak tjetër janë problemet me gjëndrat e tiroides, prodhimi i tepërt i hormonit të tiroides shton rrahjet e zemrës, e për pasojë shkakton rritje të tensionit të enëve të gjakut. Specialistët japin rekomandimet se si mund të shmanget sëmundja Nëse keni tension të lartë të gjakut, mos bëni panik, mendimi i mjekëve lidhur me këtë çështje u ndryshua. Disa specialistë nuk e konsiderojnë më se tensioni duhet të zvogëlohet menjëherë. Tek njerëzit e shëndetshëm, pa patologji dhe faktorë rrezikues, kufijtë e tensionit normal janë 140 me 90, konsideron kryetari i Kongresit Evropian për hipertensionin, profesori Xhuzepe Mança. Autorët e tre hulumtimeve, të cilët përfshinë më shumë se 30 000 pacientë, të cilët kanë pasur faktorë të rrezikshëm (diabet, të meta kardiovaskulare) zbuluan se në rastet e tilla të tensionit në kuadër të 125-120 me 70 është mjaft e rrezikshme, pasi ekziston rreziku për sulm në zemër dhe zbritje të sheqerit. Kjo ndodh pasi gjatë qarkullimit të ngadalësuar të gjakut, ai nuk dorëzon substanca të mjaftueshme të dobishme në organizëm, si oksigjenin, glukozën dhe komponentë të tjerë energjetike të domosdoshëm. Tek këto raste, nuk duhet të rregullohet menjëherë tensioni i gjakut pa u konsultuar me mjekun. Mjekët po ashtu mendojnë se duhet të kontrollohet tensioni edhe tek fëmijët e adoleshentët. 
Grupmoshat më të prekura 
Nga tensioni vuan gati 12- 20 për qind e popullatës, dhe me rritjen e moshës rritet dhe përqindja e të prekurve. Por më të predispozuar për t'u prekur nga kjo sëmundje është mosha mbi 45-50 vjeç për burrat dhe 50-55 vjeç për gratë. Te gratë kjo lidhet me hyrjen në periudhën e menopauzës dhe çrregullimet hormonale karakteristike të kësaj periudhe, ndërsa te burrat me çrregullimet që pësojnë enët e gjakut, përdorimin e kripës, duhanit, alkoolit. Enët e gjakut humbasin elasticitetin, ngushtohen dhe nisin problemet me tensionin e gjakut. Kohët e fundit po vihet re se hipertensioni po shfaqet dhe te moshat e reja. hipertensionit arterial prek të gjitha moshat, që nga ajo fëmijërore deri në moshat e rritura. Hipertensioni që shfaqet në moshat e reja, para 50 vjetëve ka të bëjë më shumë me hipertensionin arterial sekondar, kurse pjesa tjetër që haset në moshat e rritura mbi 50 vjeç, është hipertension arterial primar. Në përgjithësi konsiderohet si sëmundje e moshës së rritur, por vihet re se është mjaft e përhapur në moshat e reja. "Fajtorët" për këtë duhen kërkuar te trashëgimia, por dhe stili i jetës, aktiviteti i ulët fizik dhe regjimi ushqimor me kalori të tepërta dhe pa vlera ushqimore.
(m.a/sumer pages/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
       Shqiperia
29 Korrik 2014
Shoqata e Komunave: Hartės administrativo-territoriale t’i shtohen dhe 28 njėsi
Shoqata e Komunave i ėshtė drejtuar me njė propozim konkret komisionit tė Reformės Territoriale, kreut tė Kuvendit Meta, kryeministrit Rama dhe ministrit pėr Ceshtjet Vendore Bledi Ēuēi
PROPOZIMI PER KRIJIMIN E 28 NJESIVE TE REJA VENDORE

KOMENTO
       Kosova
29 Korrik 2014
Kocijancic: Williamson ka bërë një punë të mirë
Zëdhënësja e shefes për politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Catherin Ashton, Maja Kocijancic, deklaroi se kryeprokurori Williamson, dhe ekipi i tij në përgjithësi, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme
KOMENTO
       Rajoni
29 Korrik 2014
Dibėr e Madhe, vjedhin 18 kg ar nė argjendari, vritet njėri nga grabitėsit
Njė person ka mbetur i vdekur gjatė grabitje sė njė argjendarie. Burime nga policia bėjnė me dije se persona ende tė paidentifikuar kanė grabitur 18 kg flori nė argjendari
KOMENTO (3)
       Bota
29 Korrik 2014
BE sanksionon katër oligarkë rusë të afërt me Putin
Bashkimi Evropian vendosi sot të bllokojë të ardhurat e katër biznesmenëve rusë, të afërt me presidentin Putin, të akuzuar për përfitim nga aneksimi i Krimesë dhe për mbështetje të vazhdueshme të destabilizimit në Lindje të Ukrainës
KOMENTO
       Sport
29 Korrik 2014
Çmimet “Goal”, Ronaldo barazon Lionel Mesin
Kristiano Ronaldo ka fituar për herë të tretë në karrierë çmimin si futbollisti më i mirë i sezonit, i dhënë nga uebsajti prestigjioz “goal.com”
KOMENTO
       Kulture
29 Korrik 2014
Varri i Fishtës, At Zef Pllumi: E dhunuan hienat e kuqe me tërbim
Revista "Hylli i Dritës", më 1996 i kushtoi një numër të posaçëm Gjergj Fishtës. Disa prej emrave më të njohur të intelektualëve të kohës shkruajnë për jetën dhe veprën e poetit kombëtar, dikush studim e dikush thellohet në aspekte të punës së tij
KOMENTO (2)
       Metropol
29 Korrik 2014
Laura Pausini, ironi pas incidentit hot: ‘Ma panė? Njėsoj e kanė tė gjitha’- VIDEO
Njė incident pikant i ka ndodhur kėngėtares italiane Laura Pauzini e cila gjatė kėngės sė saj tė fundit tė njė koncerti nė Peru i kanė dalė nė pah pjesėt e saj intime.
KOMENTO (2)
       Teknologji
29 Korrik 2014
Rënia në peshë, ja oraret më të mira për të ngrënë
Tashmë, është vërtetuar se ngrënia me orar ndihmon shumë në rënien në peshë. Por cila është arsyeja?
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
 
 
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Ish tė burgosurit politikė grevė 24 orėshe, Tufa: Tė rishikohet ligji i ri
 
 
BALKANWEB.TV
Maturantėt ngelės, MAS inspektim shkollave, alarmi pas provimit tė matematikės
 
 
BALKANWEB.TV
Deputeti PS akuza ministres Nikolla: Kreu i arsimit nė Tepelenė i paaftė, e ke patur shok klase
 
 
BALKANWEB.TV
Kroaci, pamje tė tornados qė merr me vete gjithēka
 
 
BALKANWEB.TV
Rumani, ja si i i rreh fėmijėt edukatorja e kopshtit1
 
 
BALKANWEB.TV
Largohet nga detyra drejtori i Bibliotekės Kombėtare, Aurel Plasari: Do emėrohem diku tjetėr
 
 
BALKANWEB.TV
Pėrfundon Ramazani, fluks tė shtetasve kosovarė pėr pushime nė Shqipėri
 
 
BALKANWEB.TV
Trafiku i organeve nė Kosovė, Williamson: S'i hedhim poshtė akuzat e Dick Marty
 
 
BALKANWEB.TV
Basha: Niveli ekonomik ėshtė pėrkeqėsuar, pika ku bashkohen tė gjithė shqiptarėt
 
 
BALKANWEB.TV
Doshi: Tė enjten nė seancė, do votoj "Territorialen"
 
 
BALKANWEB.TV
Gjiknuri: Arbitrazhi me CEZ, asnjė dobi pėr vendin. Marrėveshja, mundėsi pėr investime
 
 
BALKANWEB.TV
Raporti i DASH: Qeveria shqiptare pak pėrparime nė kthimin e pronave grupeve fetare
 
 
BALKANWEB.TV
SHBA, performanca e “balerinės” sė trafikut
 
 
BALKANWEB.TV
Rusi, 3-vjeēari baterist, ja heroi i Youtube
 
 
BALKANWEB.TV
Majmuni, qė vė nė lojė dy tigėr, ja ēfarė ndodh!
 
 
 
 
FOTOGALERI
Vlorė, tentohet tė grabitet me armė zjarri njė kazino, njė i arrestuar
 
 
FOTOGALERI
Nudo nė rrugėt e New York, ėshtė festa e bodypainting
 
 
FOTOGALERI
Rita Ora shpėrthyese nė Las Vegas
 
 
FOTOGALERI
‘The Churchill Arms’, pubi mė i lulėzuar nė Britaninė e Madhe
 
 
FOTOGALERI
Njė vajzė seksi mes separatistėve pro-rusė
 
 
FOTOGALERI
Pamela Anderson, skenė hot nė ballkon
 
 
FOTOGALERI
Eva Herzigova dhe Gregorio Marsiaj, lojra erotike nė Sandenjė
 
 
FOTOGALERI
Kylie Minongue, njė femer seksi edhe pas tumorit
 
 
FOTOGALERI
Shqiptari Lavdrim Muhaxheri pret koka nė Siri
 
 
FOTOGALERI
Warwick University, kalendari i djemve nudo, kundėr homofobisė
 
 
FOTOGALERI
Nga Messi tek Cameron Diaz, tė gjithe me pushime nė Itali
 
 
FOTOGALERI
Laura Pausini, ironi pėr incidenti hot: ‘Ma panė? Njėsoj e kanė tė gjitha’
 
 
FOTOGALERI
Modelet mė tė ēuditshme tė flokėve
 
 
FOTOGALERI
Vajza tė pa depiluara, ja foto e mbledhura nė njė blog
 
 
FOTOGALERI
Si tė vishemi nė verė nė njė ditė pune, guxoni me ngjyrat
 
 
FOTOGALERI
Shpikje nė kota nė kuzhinė por argėtuese
 
 
FOTOGALERI
Tė kujdesesh pėr fundshpinėn e Kim Kardashian, puna mė e mirė nė botė!
 
 
FOTOGALERI
Beyoncé dhe Jay-Z nė krizė, divorc pas pėrfundimit tė turneut