BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Teknologji
30 Qershor 2013 - 02:44 | LAJME
TRANSLATE
 
Mbrojtja e informacioneve nga sulmet kibernetike
Mbrojtja e informacioneve nga sulmet kibernetikeSHBA- Publikimi i kohëve të fundit i një programi amerikan të përgjimit të telefonatave dhe internetit ka ngritur shumë pyetje teknike, përfshirë pyetjen se si është i mundur kontrollimi i një numri të lartë të dhënash. Pas shumë analizave dhe shpjegimeve u kuptua se qeveria po mblidhte vetëm të dhëna të përgjithshme, të ashtu-quajturat ‘tabulate’ Ruajta e këtij lloji të dhënash nuk kërkon hapësirë të madhe. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, George Putiç sjell hollësi.

Zyrtarët e qeverisë amerikane thonë se monitorimi përfshinte vetëm tabulatet e thirrjeve telefonike dhe mesazheve në Internet e jo përmbajtjen e komunikimit. Sipas njoftimeve, shumica e e-mailave të dërguara gjatë një periudhe të caktuar kohe janë regjistruar dhe ruhen për analiza të mëvonshme.

Bill Supernor është drejtues i operacioneve teknologjike të firmës KoolSpan për sigurinë në internet. Ai thotë se tabulatet mund të sigurojnë informacion të vlefshëm për shërbimet e zbulimit.

“Tabulatet është term i përgjithshëm që përdoret për përshkrimin e informacioneve që përshkruajnë informacionet. Pra tabulatet e një e-maili mund të përmbajë adresën e personit që e ka dërguar e-mailin dhe adresën e atij që e ka pranuar atë, datën e dërgimit të e-mailit dhe madhësinë e mesazhit”.

Zoti Supernor thotë se ruajtja e këtyre të dhënave kërkon shumë më pak hapësirë sesa ruajtja e përmbajtjes së mesazheve dhe organizimi i tyre në katalog është shumë më i lehtë. Por përdorimi i tyre është i kufizuar.

Edhe bisedat telefonike bartin të dhëna teknike, duke përfshirë antenën e sinjalit që është shfrytëzuar për realizimin e telefonatës, kohën kur ka filluar dhe kur ka mbaruar telefonata dhe vendndodhjen e personit që ka kryer telefonatën. Këto informacione mund të ndihmojnë policinë dhe agjencitë e zbulimit për të ndjekur kriminelët dhe terroristët.

Por mesazhet e internetit mund t’u ndihmojnë edhe hakerave të cilët mund të hidhen pas të dhënave financiare dhe atyre personale.

“Gjëja më e mirë që ju mund të bëni për të mbrojtur veten është zgjedhja e fjalëkalimeve të vështira, pra mos përdorni emrat e maces, qenit apo makinës suaj. Mos përdorni adresën tuaj, adresën e familjes tuaj apo gjëra të tjera të këtij lloji që janë publike në mediat sociale. Kjo është një armë në duart e njerëzve të këqinj”.

Në lidhje me telefonat celularë, zoti Supernor thotë mos i përdorni ato për dërgimin e informacioneve të rëndësishme si numrin e sigurimeve shoqërore apo numrin e kartave të kreditit.

“Unë nuk do t’i përdorja SMS-të për shkëmbimin e informacioneve të rëndësishme. Kjo formë e komunikimit nuk është e sigurt për shkëmbimin e këtij lloji të informacionit”.

Bill Supernor thotë se Interneti nuk është një mjet i sigurtë komunikimi dhe këshillon përdorimin e fjalëkalimeve për mesazhet që përmbajnë informacione të ndjeshme. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për kompanitë tregtare dhe organizatat që duan të sigurojnë informacionin privat në ekranin e tyre. 

(a.h/Voa/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
       Shqiperia
01 Tetor 2014
Universitetet, sot nis regjistrimi i fituesve, afat deri në 7 tetor
Studentët që janë shpallur fitues në universitetet publike, duke nisur nga sot mund të drejtohen në sekretaritë mësimore të fakulteteve ku janë shpallur fitues dhe të bëjnë regjistrimin përfundimtar
KOMENTO
       Kosova
01 Tetor 2014
Kaidanow: Politikanët të mendojnë për dëmet nga mungesa e institucioneve
Ish ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, aktualisht Koordinatore për atiterrorizëm në Departamentit e Shtetit, Tina Kaidanow, ka thënë se liderët politikë në Kosovë, kanë përgjegjësi që sa më shpejt të dalin nga situata që është krijuar.
KOMENTO
       Rajoni
30 Shtator 2014
Putin viziton Serbinë më 16 tetor
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka marrë konfirmimin zyrtar nga ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Çepurin, se presidenti rus, Vladimir Putin, do ta vizitojë Serbinë më 16 tetor, me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të Beogradit gjatë Luftës së Dytë Botërore
KOMENTO (3)
       Bota
01 Tetor 2014
Konfirmohet rasti i parë me virusin Ebola në SHBA
Autoritetet mjekësore në Shtetet e Bashkuara kanë diagnostikuar rastin e parë të Ebolës në vend.
KOMENTO
       Sport
01 Tetor 2014
Lorik Cana: Do e sfidoj Xhorxheviçin në Beograd
I bashkon një klub, por i ndajnë dy kombëtare. Filip Xhorxheviç shënoi një 3-golësh në sfidën Palermo-Lacio, që nxori nga telashet skuadrën ku militon edhe Lorik Cana.
KOMENTO
       Kulture
30 Shtator 2014
Brigitte Bardot, perëndesha e kinemasë në Jubileun e 80 vjetorit
Simbol i seksit, yll i kinemasë, mbrojtëse e kafshëve dhe simpatizante e ekstremistëve të djathtë francezë. Brigitte Bardot është kthyer në një personalitet të kontestuar vitet e fundit. Më 28 shtator ajo mbushi 80 vjeç
KOMENTO (1)
       Metropol
30 Shtator 2014
Rudina Magjistari nė pritje tė fėmijės sė saj tė parė
Pėrveē historisė sė dashurisė me Xhavit Bajramin, kampionin e kick boxing, Rudina Magjistari, prezantuesja e "Takimit tė pasdites" nė TV Klan duket se po pėrjeton njė moment tė veēantė nė jetėn e saj, pasi ėshtė nė pritje tė fėmijės sė saj tė parė.
KOMENTO (1)
       Teknologji
01 Tetor 2014
Ushqim ideal për parandalim të rënies së flokëve
Rënia e flokëve është e përhapur në mënyrë të veçantë në periudhën e pranverës. Shumica vuajnë nga rënia e flokëve, që përveç se në pamjen fizike, ndikon edhe ndaj vetëbesimit
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Ankesat e Greqisė, Nikolla: Do punojmė pėr tekstet duke respektuar fqinjėsinė
 
 
BALKANWEB.TV
Bota nė njė minutė, fotot top te dites
 
 
BALKANWEB.TV
Basha nė Bruksel: Kursi i qeverisė i kundėrt me atė qė pret BE
 
 
BALKANWEB.TV
3 deputetėt qė kontrolluan SHISH letėr Visho Ajazit: Na pėrgjove, jep llogari
 
 
BALKANWEB.TV
Njihuni me 3 vjeēarin, qė peshon 70 kilogramė
 
 
BALKANWEB.TV
BE, ambasadorėt: Luftoni krimin, reformoni gjyėsorin, Bregu: Shqipėria nė krizė politik
 
 
BALKANWEB.TV
Grabitja e qendrės tregtare nė Fier, nė pranga njėri prej autorėve
 
 
BALKANWEB.TV
Gjyqi ndaj Arben Frrokut, eksploziv makinės sė dėshmitarit kyē
 
 
BALKANWEB.TV
PD: AMA e RTSH, tjetėr tentakulė pėr marrjen e institucioneve
 
 
BALKANWEB.TV
Trageti i linjės Brindizi-Vlorė, pėrplaset me njė peshkarexhė, shpėtohen 3 persona
 
 
BALKANWEB.TV
Myslimanėt ndėrtojnė kishėn, ambasada e SHBA ēmim fshatin Malbardhė
 
 
BALKANWEB.TV
Femija shqiptar pi duhan, video qe trondit boten
 
 
BALKANWEB.TV
Bota ne nje minute, fotot top te ditės
 
 
BALKANWEB.TV
Fyle: Dialogu politik, prioritet. Opozita tė kthehet nė Parlament, qeveria tė marrė masa
 
 
BALKANWEB.TV
Universitetet, publikohen listat pėrfundimtare tė fituesve
 
 
 
 
FOTOGALERI
Skandal/ Kreu i shoqatės jepte statusin e jetimit nė kėmbim tė favoreve seksuale
 
 
FOTOGALERI
Tmerrohet pronari, gjarpri i madh varet nė tavan
 
 
FOTOGALERI
Michelle Hunziker, disa nga detajet e dasmės
 
 
FOTOGALERI
Elisabetta Gregoraci, e veshur si njė dele
 
 
FOTOGALERI
‘Beautiful’, Maitland Ward nė versionin heroine seksi
 
 
FOTOGALERI
Kylie Minogue seksi nė koncert
 
 
FOTOGALERI
Shakira shtatzėne, mahnitėse nė Paris
 
 
FOTOGALERI
Shishet pushtojne Maldivet, ja ana tjetėr e ‘parajsės’
 
 
FOTOGALERI
Ja e vėrteta e lajmit tė “vrasjes” sė foshnjės nga ISIS-i
 
 
FOTOGALERI
Presidenti Nishani vlerėson NAAC-un dhe personalitete tė shquara shqiptaro-amerikane
 
 
FOTOGALERI
Itali, seks nė rrugė, fotoja bėn xhiron e botės
 
 
FOTOGALERI
INUK aksion tek ‘Rruga e Durrėsit’ dhe ‘Brryli’: Lirojmė hapėsirat publike
 
 
FOTOGALERI
Intimo, ja tendencat e vjeshtė dimėr 2014
 
 
FOTOGALERI
Monica Bellucci, gjysmė shekulli i njė bukurie italiane
 
 
FOTOGALERI
George Clooney dhe Amal Alamuddin, ja fotoja e parė e ēiftit
 
 
FOTOGALERI
10 fundshpinat mė tė bukura nė botė
 
 
FOTOGALERI
“Po fituan do zhvishem”! Modelja mban premtimin, nudo nė stadium