KRETE- Rastet e tentativave të arratisjes nga burgu të shqiptarëve janë të njohura. Ndaj një rast i tillë është regjistruar në burgun e Kretës.

Media greke “Protothema” raportojnë se tentativa është pikasur nga rojet e qelisë.

Mësohet se shqiptari i kishte prerë hekurat e qelisë së tij, me një mjet prerës, por tentativa e tij ka dështuar. Deri më tani nuk dihen detaje nga ky rast, si dhe identiteti i shqiptarit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: