Për ju që mendoni që keni parë autogola nga më të pabesueshmit, qesharakë apo super-autogola, ky nga kategoritë e ulëta të futbollit zvicerian do ju habisë edhe një herë!

Bëhet fjalë për një ndeshje kupe midis Pully Football dhe FC Renens. Rezultati ishte 1-2 kur një nga mbrojtësit vendas tentoi një spastrim spektakolar të zonës, por që në fakt rezultoi një super-autgol, që do të bënte xhiron e lajmeve sportive ne Europë.

Vendasit edhe pas disavantazhit 1-3, arritën t’a barazojnë rezultatin në 3-3 dhe të fitojnë 7-6 me penallti, megjithatë çështja nuk ishte aspak te rezultati sesa tek ai episod i autogolit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: