Zyra e prokurorisë në Federatën Italiane të Futbollit, e udhëhequr nga Giuseppe Pecoraro, është shprehur sot për klubin e Chievo-s, e cila rrezikonte qëndrimin në “Seria A” për shkak të mashtrimit me binancin.

Ata, ashtu siç pritej, kanë kërkuar heqjen e 15 pikëve në sezonin që lamë pas. Kjo përkthehet në rënien nga kategoria pasi Chievo e mbylli vetëm +5 pikë nga Crotone e cila zbriti në “Seria B”.

Penalizimi me 15 pikë është kërkuar si pasojë e shkeljeve të ndryshme dhe hileve financiare që ka bërë klubi nga Verona, ndërsa për presidentin e tyre Luca Campedelli është kërkuar një skualifikim 36 mujor.

Prokurorët kanë kërkuar nga pesë pikë pezullim për tre sezonet e fundit ku presidenti Campedelli ka bërë mashtrime me bilancin e klubit dhe prandaj shuma shkon në 15 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb