MEKSIKE-Të paktën 32 persona kanë vdekur, sipas një bilanci të ri zyrtar, gjatë tërmetit me magnitudë 8,2 ballë Rihter që goditi jugun e Meksikës, më i forti i regjistruar në një shekull në këtë vend.

Guvernatori i Oaksakas, Alejandro Murat, njoftoi se 23 persona kishin vdekur në këtë shtet, ndërkohë që shtatë të tjerë kanë vdekur në shtetin fqinj të Çiapas dhe dy të tjerë në Tabasko.

Tërmeti u regjistrua dje në mbrëmje në brigjet meksikane të Paqësorit, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS).
_97715672_041535597-1
_97724612_041543151
_97722527_041542146afp
_97715675_mapfour
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb