KUKES– Pas afro 3 muajsh nga protesta në Rrugën e Kombit që u shoqërua me djegien e kabinave në Morinë, puna po vijon me ritme të shpejta për rindërtimin e terminalit. Mësohet se kabinat e djegura në protestën e 31 marsit janë zëvendësuara me kabina të reja hekuri.

Në terminalin e pagesës janë vendosur tre sportele dhe po punohet për instalimin e rrjetit elektrik dhe të internetit. Aktualisht në terminalin e ri po vendosen llamarinat e mbulesës.

Kujtojmë se protesta kundër taksës në Rrugën e Kombit u shoqërua me incidente të shumta dhe konfrontime mes policisë dhe protestuesve, ku disa prej këtyre të fundit u arrestuan, por u liruan para pak ditësh.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb