KOSOVË – Presidenti i Kosvës, Hashim Thaci është shprehur sot se fundi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, duhet të sigurojë njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Në një postim në twitter Thaci shkruan se mendimet e tjera rreth rezultateve të këtij dialogu, janë të pakuptimta apo interpretime false.

“Fundi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe demarkacionin e 400 kilometrave në mes te dyja vendeve, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizata tjera. Mendimet e tjera rreth rezultateve të këtij dialogu, janë të pakuptimta apo interpretime false” – shkruan Presidenti Thaci në twitter

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb